Wednesday, May 8, 2024

Beqiri:Jam pak spektik për Vllazninë e tre javëve të para!

Lexo

Ish kapiteni kuqeblu, Elvin Beqiri, i cili sot është në drejtimin e Tërbunit të Pukës është shfaqur kritik me paraqitjet e Vllaznisë në tre javët e para të kampionatit. Sipas tij, në krahasim me Vllazninë e sezonit të kaluar, kuqeblutë e këtij sezoni kanë probleme në disa reparte, sidomos në mbrojtje. Opinionet e tij, Elvin Beqiri i shfaqi në emisionin “Sport Show” i drejtuar nga Silvi Kastrati.

Fillim me probleme

“Duke krahasuar me vitin e kaluar starti nuk është ai që kemi pritur. Këtë sezon Vllaznia ka hyrë me petkun e pretendentës ndryshe nga sezoni që shkoi. Në sezonin e shkuar, dy fazët e para ka qenë shumë cilësore. Ndërsa këtë fillim, qoftë edhe takimi i fituar ndaj Laçit nuk është se loja ishte totalisht e mirë. Edhe aty shfaqi mangësira, sidomos në repartin e mbrojtjes. Ndërsa në dy ndeshjet e tjera mendoj se Vllaznia ka probleme. Më duken probleme mentaliteti apo probleme fizike. Në sezonin e shkuar e kemi lavdëruar ekipin, sivjet unë jam pak skeptik përsa i takon fillimit. Pavarësisht se ka patur ndeshje të forta duke e krahasuar me ekipin e vjetshëm unë shikoj njëfarë sfumimit përsa i përket mentaliteti kur lojtarët futen në lojë, pasi po i japin mundësi  kundërshtarit për ta ndëshkuar. Vjet nuk i ka dhënë shumë mundësi kundërshtarëve, sidomos në dy fazat e para, për ta sulmuar. Ekipi ka shfaq ritëm përgjatë gjithë takimit, këtë nuk e shikon në tre takimet e para.”, tha fillimisht Beqiri.

Merkato

Në vijim, Beqiqi, duke folur komenton merkaton kuqeblu, për repartet në tërësi, duke u ndalur më shumë tek mbrojtja.

“Nuk mendoj se problem është mbi popullimi në sulm, pavarësisht se mund të kesh më shumë lojtarë rezervë në sulm apo mesfushë sesa në mbrojtje. Mendoj se merkatoja duhet që të ishte më racionale. Nuk duhet që të kishte afruar më shumë në sulm sesa në mbrojtje, pasi nga mbrojtja ka pasur lojtarë të larguar. Ajo që shikoj në mbrojtje në këto takimet e para është se janë lojtarë që po luanë jasht rolit të tyre, siç është Gurishta dhe Kruja. Ndërsa Diagne nuk është në kontigjentin më të mirë të tij. Po ashtu edhe mesfushën e shikoj me probleme pasi i ka humbur rritmi, agresiviteti. Ndërsa sulmi të ngroh më shumë. Për mua Vllaznia duhet ë të rritet në mentalitet, të jetë më kërkuese më cinike ashtu siç ka qenë vjet.”, shtoi Beqiri në komentin e tij për merkaton.

Prag Skënderbeu

Në fundjavë, Vllaznia do të luajë në transfertë përballë Skënderbeut të Korçës, të cilën Beqiri e konsideroj, jo të lehtë.

“Do të jetë një përballje jo e lehtë për Vllazninë. Vllaznia e ka patur të vështirë edhe ndeshjen e Kupës dhe Skënderbeu ka pothuajse të njëjtën fytyrë. Vllaznia duhet që të kthehet tek lojrat e veta dhe të bëjë atë lojë që ka luajtur edhe vjet. Të mos kënaqet me rezultat minimal dhe të mbyllet prapa. Megjithatë unë besoj tek një rezultat pozitiv i Vllaznisë në këtë përballje”, përfundon komentin e tij, ish kapiteni kuqeblu Elvin Beqiri, sot në drejtimin e Tërbunit të kategorisë së parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img