Klubi i Futbollit Murlani është klubi më i ri i futbollit i krijuar në Shqipëri. I themeluar në fillim të këtij viti nga dy vëllezërit Përparim dhe Bledar Rraboshta, klubi në fjalë ka pasur një ecuri shumë të shpejtë në organizimin e tij. Si pasionantë të sportit, ish futbollistë në kohën e rinisë së tyre, por natyrisht edhe aktiviteti i biznesit familjar që disponojnë, ndër të cilët spikat kompleksi turistik “Gardenland Resort” me vendndodhje në Barbullush ishte shtysa dhe garancia kryesore për t’iu futur kësaj rruge të bukur por edhe të vështirë kur kemi parasysh konkurencen e shumtë që tashmë ekziston në fushën e sportit. Pikë së pari, hapat e parë të tyre ishin në krijimin e stafit sportiv, në krye të të cilit emëruan një emër shumë të spikatur të fushës së futbollit, ish kapitenin e famshëm të Vllaznisë, por edhe ish drejtuesin e klubit kuqeblu Armir Grima, të cilit i besuan postin e drejtorit sportiv të klubit.
Duke ofruar edhe të tjerë emra të njohur të futbollit shkodran në vite, KF Murlani formoi ekipet e futbollit të të gjitha kategorive të moshave duke filluar nga U-9 dhe deri tek ekipi i të rriturve, përfshirë këtu edhe ekipin e femrave të futbollit. Puna e nisur prej muash tashmë ka dhënë rezultatet e duhura gjë që reflektohet edhe në fushën stervitore të Barbullushit shumë pranë kompleksit turistik “Gardenland Resort”, aty ku çdo ditë shikon të sterviten rregullisht dhe me të gjitha kushtet e duhura të gjitha ekipet zinxhir të KF Murlani.
Të pyetur për objektivat, vëllezërit Rraboshta, Përparimi dhe Bledari, nuk ngurojnë të pranojnë publikisht se ambicjet e tyre janë që shumë shpejt ekipet zinxhir të klubit të tyre të jenë të kualifikuara në kategoritë më të larta të futbollit rajonal dhe atij kombëtar. Mes të tjerave, vëllëzërit Rraboshta shpresin besimin se me punën profesionale që po bëhet, një ecuri shumë pozitive do të ketë edhe ekipi i parë i të riturvve që sipas rregullores sivjet konkuron në kategorinë e tretë të futbollit shqiptar, por që shumë shpejt me ngritjen vit pas viti të kategorive, në harkun kohor të 4-5 viteve të jenë në Superligë për të formuar derbin e shumëpritur shkodran Vllaznia-KF Murlani.