Thursday, April 25, 2024

Volejboll femra-Nora Deda, premton një Vllazni cilësore

Lexo

Ekipi i Vllaznisë në volejboll për femra duket se ka gjetur qetësinë e duhur. Pasi ka kaluar një përiudhe jo pak konfuze falë problematikes që shoqëroi për shumë kohë këtë skuadër, drejtuesit e Sport Klub Vllaznia dhe bashkisë Shkodër vendosen që drejtimin e skuadres t’ia besojnë një emri shumë të njohur të volejbollit shkodran dhe atij shqiptar. Bëhet fjalë pikërisht për Nora Deden, ish volejbollisten e Vllaznisë por edhe disa skuadrave të tjera të kampionatit shqiptar, si Dinamo, Partizani, Tirana, Minatori, përfshirë këtu edhe kombëtaren e Shqipërisë.

Përpos karrieres sportive si volejbolliste, Nora Deda njihet edhe për kontributin në Universitetin “Luigj Gurakuqi” si pedagoge me gradë shkencore në departamentin e Edukimit Fizik dhe Sporteve të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Përvoja shumë vjeçare e saj në sport konsiderohet si një garanci për të bërë më të mirën edhe në krye të Vllaznisë. Pasi kanë konsumuar disa seanca në terren të hapur, Deda, së bashku me vajzat e reja shkodrane procesin stervitor po e zhvillojnë prej disa ditësh në mjediset e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”.

Në prononcimin e dhënë për VriuSport, trajnerja Deda ka pranuar vështirësitë që ka gjetur në skuadër, por nga ana tjetër është shprehur optimiste për ndryshimin e situates. Mungesen e tre volejbollisteve cilësore që janë shkëputur nga Vllaznia për tu bërë pjese e Skenderbeut të Korçës aty ku drejton ish trajneri i Vllaznisë Besnik Lisha, por edhe dy titullareve të tjera që tashmë luajnë në kryeqytet, profesoresh Deda është munduar ta kompensojë me marrjen e volejbollistes me përvojë mirditore që ka luajtur edhe me skuadra të tjera të Shqipërisë njëkohësisht edhe antare e ekipit kombëtar, Esmeralda Tuci. Ndërkohë , ka rikthyer në skuadër edhe ish kapitenen e Vllaznisë Shqipe Molla e larguar prej një viti e gjysëm nga ekipi, si dhe një libero tjetër e cila edhe ajo vjen nga ekipi i Mirdites. Për Nora Deden, Vllaznia ka qënë dhe do të jetë një skuadër dinjitoze. Dhe, për këtë ajo premton se me një pune të përkushtuar në procesin stervitor do të arrijë ta rendisë Vllazninë në vendet e nderit.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img