Për veteranin e mirënjohur të sportit shkodran, Pal Marku, dita e sotme ka qënë disi e veçantë. Shoqata Kombëtare e Mundjes dhe Federata Shqiptare e mundjes, në bashkëpunim me Shoqatën e veteraneve të mundjes Vllaznia, ka shfrytësuar 75 vjetorin e lindjes së ish mundësit shkodran të organizojë një takim festiv në nderim të tij për kontributin e dhënë në karrieren e tij të pasur sportive.
Një festë që i është bashkuar edhe Bashkia Shkodër, me nënkryetarin Rudi Beka dhe drejtorin e sporteve Auron Miloti, të cilët në emër të kryebashkiakut Benet Beci, i kanë akorduar veteranit Pal Marku një Çertifikatë Mirënjohje, me këtë motivacion:
Bashkia Shkodër
Çertifikatë Mirënjohje
I jepet Z. Pal Marku
Për kontributin e dhënë në ekipin e mundjes klasike Vllaznia për 20 vite, trajner i kombëtares së moshave, dhe arbitër kombëtar dhe ndërkombëtar në mbi 40 vite. Një sportist model në të gjitha drejtimet.
Benet Beci-Kryetari
Shoqata Kombëtare e Mundjes, përmes sekretarit të përgjithëshëm, Xhelil Cibaku, ka arkuar për veteranin e sportit Pal Marku, një tjetër vlerësim.
Shoqata Kombëtare e Mundjes Shqiptare
Medalje e Meritës Sportive “Nderi i Mundjes Shqiptare”
I jepet Z. Pal Marku
Me motivacionin
Mundës i shquar, ndër më të mirët në peshën e tij, fitues i disa vendeve të nderit, trajner dhe arbitër kombëtar e ndërkombëtar. Ka kontribuar në rezultatet e ekipit “Vllaznia”, Shkodër dhe përfaqësuar me dinjitet mundjen shqiptare.
Sekretari i Përgjithshëm-Xhelil Cibaku President-Enklajd Malo
Një tjetër nderim nga ana e Shoqatës Kombëtare të Mundjes, k ardhur përmes anëtarit të kryesisë së kësaj shoqate, Besnik Rama, i cili i ka dorëzuar kolegut të tij të tapetit të mundjes në vite, Par Marku, Medaljen e Meritës, për karrieren e suksesshme në sportin e mundjes.
Të pranishëm në këtë takim kanë qënë breza të ndryshëm të komunitetit të sportit të mundjes nga Shkodra, Tirana dhe rretheët e tjerë të Shqipërisë. Për vlerat dhe kontributin e kolegut të tyre, kanë folur me shumë respekt, Eljaz Guri, Faruk Kalleshi, Dilaver Cufi, Arben Kola, Tonin Dema, etj.
Prania e kolegëve të tij në këtë takim festiv, përfshirë edhe dekorimet e akorduara nga Bashkia Shkodër, Federata Shqiptare e Mundjes dhe Shoqata kombëtare e Mundjes, e kanë mbushur me entuziazëm veteran e mundjes Pal Marku, i cili në fjalën e tij përshëndetëse, përcolli falenderimet e rastit ndaj të gjithëve, që ia zbukuruan dhe ia bënë edhe më të bukur dhe të lumtur këtë ditë festive të 75 vjetorit të lindjes.
Për t’u theksuar është, se edhe pse në moshëm 75 vjeçare, Pal Marku, vazhdon të jetë aktiv si arbitër duke gjykuar me kompetencë në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare të mundjes.
Në këto 75 vite të jetës së tij, 60 prej tyre Pal Marku i ka me sportin e mundjes. Pjesëtar i ekipit Vllaznia në mundjen klasike për një periudhë 20 vjeçare, ku nën drejtimin e trajnerëve, Sul Rama, Qazim Elbasani, Naim Pepa, Bajram Agovi ka konkuruar me sukses në peshat e mesme, 68, 74 dhe 82 kg, përkrah një brezi të talentuar të mundjes shkodrane: Eljaz Guri, Mirash Vuksani, Nikoll Grima, Dushan Vaso,Gegë Gjoni, Paulin Stërkaj, Seit Fishta, Ali Murrizi, Agim Sula, Ali Anza, Nezmi Pepa, Fasli Zylja, Mhill Colaj, Faris Cibaku Sandër Leka, Bes Rama, Luigj Mrina, Dilaver Cufi, Mond Çupi, Bajram Pëllumbi, etj.
Edhe pse ka pasur përballë mundës të nivelit ta lartë, si Ndriçim Spahiu, Koçi Koçebelli, Rexhep Leka, Paqsor Rugia, Niko Zguro, etj, është renditur përherë në vende nderi duke kontribuar në rezultatt pozitive të ekipit.
Pas largimit nga tapeti si mundës, karriera e tij sportive vazhdoi të jetë e pandashme me sportin e mundjes, ku falë aftësive dhe njohurive për mundjen, por edhe komunikimit të mirfilltë me sportistët, Federata Shqiptare e Mundjes i besoi kombëtaren e moshave duke u përfaqësuar me dinjitet në arenën ndërkombëtare.
Ndërkohë, karriera më e gjatë në sportin e mundjes i përket fushës së arbitrimit, detyrë të cilin si gjyqtar i kategorisë së parë por edhe ndërkombëtar e ushtron prej 40 vitesh. Ku, edhe sot në moshën 75 vjeçare, ai spikat si arbitër aktiv pranë kolegjumit qëndror, duke qënë i vetmi, jo vetem nga Shkodra, por në tërë kolegjumet e arbitrave të veriut shqiptar.
Për të gjitha këto, krahas diplomave indivuale si dhe ato ekipore, Federata Shqiptare e Mundje, Klubi sportiv Vllaznia, Shoqata e veteranëve të mundjes e ka nderuar me tituj nderi.
(Video) Pamje nga takimi festiv i 75 vjetorit të lindjes për veteranin e sportit, Pal Marku(Ish mundës i Vllaznisë, trajner i kombëtares së moshave dhe arbitër mundje).
Gaspër MARKU, 27 qershor 2025