Sunday, July 20, 2025

Vllaznia, dy miqësore radhazi me skuadrat rumune. E para, sot, ora 17:00 ndaj UTA Arad (Rumani)

Lexo

Vllaznia vijon përgatitjet në kampingun slloven të Mariborit, ndërkohë që në program janë edhe ndeshjet miqësore, të cilat konsiderohen shumë të vlefshme për teknikun Martini në testimin dhe përzgjedhjen e emrave të formacionit të parë që pritet të hedhë në fushën e lojës për ndeshjen zyrtare të 10 korrikut ndaj skuadrës letoneze BFC Daugavpils, e vlefshme për Konference Ligë.

Testimi i parë ishte pasditen e së martës, ku kuqeblutë u mundën nga FC Koper me rezultatin 5-3. Ndërkohë, në program janë edhe dy miqësore të tjera, të cilat janë planifikuar të luhen përballë skuadrave rumune.

E para, do të luhet sot duke nisur prej orës 17:00 ndaj UTA Arad (ROM), ndërkohë që përballja e dytë me skuadrat rumune dhe e treta gjatë fazës përgatitore në Slloveni, është planifikuar të luhet me datë 2 korrik ndaj Petrolul (Rumani).

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img