Sunday, July 20, 2025

Goli i kapitenit Balaj, i jep Vllaznisë fitoren në miqësoren ndërkombëtare me UTA Arad të Rumanisë

Lexo

UTA Arad(Rumani)-Vllaznia 0-1(Shënues: Bekim Balaj 26’)

Katër miqësore, dy fitore dhe dy humbje. Ky është bilanci i Vllaznisë në ndeshjet miqësore të zhvilluara në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet europiane, ku sfida e parë me skuadrën letoneze është me 10 korrik në “Elbasan Arena”.

Dy miqësore e para janë zhvilluar gjatë periudhës që skuadra përgatitej në Shkodër, ku pas fitores me Vllaznia Elite të Milanos 3-0, ndeshje e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, e dyta e luajtur në transfertë përballë Deçiç të Tuzit, fitueses së Kupës së Malit të Zi, u mbyll me fitoren e tuzianëve 1-0.

Dy miqësoret e tjera i përkasin tokës sllovene, ku në të parën, e treta sipas radhës, kuqeblutë u mundën me rezultatin 5-3.

Ndërsa, në miqësoren e katërt që i përket pasdites së sotme, Vllaznia arriti të fitoj me rezultatin 1 me 0, falë golit të vetëm të shënuar nga kapiteni Belim Balaj në minutën e 26-të pjesës së parë.

Ajo që ra në sy në të miqësore të sotme, ishte aktivizimin i mbrojtësit Erdenis Gurishta, ku në krahasim me miqësoren e kaluar ku nuk luajti asnjë minutë, sot tekniku Martini e ka hedhur në fushë nga minuta e parë duke i dhënë minutat e plota deri në fund të takimit.

Ashtu si edhe në miqësoret e mëparshme, edhe në këtë të sotmen, tekniku Martini, ka aktivizuar në pjesën e dytë të gjjithë kontigjentin e futbollistëve që ka me vete në fazën përgatitore të Sllovenisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img