Thursday, March 28, 2024

Risi në KF Vllaznia. Konkurs për trajnerët e Akademisë. Vemendja te Vllaznia U-19, largimi i Sinanit kërkon zëvendësuesin

Lexo

Në traditën e punës së Akademisë Futbollit Vllaznia, gjatë viteve të fundit ka qënë që për çdo fillim sezoni të ri futbollistik të ketë riorganizim të vendosjes së trajnerëve në krye të ekipive të moshave. Në këtë prizëm, janë parë lëvizje të trajnerëve nga njëra grupmoshë tek tjetra, qoftë në rritje apo ulje, ku në një farë mënyre, faktor kanë qënë edhe rezultatet e arritura një sezon më parë.

Edhe këtë për sezonin e ri futbollistik, pritet të ketë lëvizje të tilla paralele, por këtë radhë risia është se drejtuesit kanë vendosur që levizjet, apo emërimet e reja në krye të skuadrave përkatëse të bëhën përmes një konkursi, kërkesat e të cilit janë publikuar në faqen zyrtare të KF Vllaznia.

Krahas të tjerave, ajo që paraqet më shumë interies në këtë drejtim, është pozicioni i trajnerit të Vllaznisë U-19, në të cilin për sezonin e kaluar futbollistik ka qënë Vioresin Sinani, i cili me ardhjen e trajnerit Mirel Josa në krye të Vllanzisë së amdhe, ka kaluar si zëvendës i tij.

Njoftim

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka hapur aplikimet për t’u angazhuar si trajner të Akademisë së Futbollit Vllaznia për sezonin në vazhdim.

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur që të dërgojnë me email në adresën info@vllaznia.al dokumentacionin e kërkuar si më poshtë:

1) Kërkesë me shkrim ku të percaktohet qartë grupmosha e preferuar dhe të përshkruhen eksperienca te meparshme si dhe objektivat që kandidati premton se do të arrijë gjatë punës së tij.

2) CV personale

3) Kopje te licensave B, A ose PRO

4) Dëshmi të gjuhëve të huaja

5) Deklaratë personale që nuk janë të punësuar në një klub tjetër sportiv

Prioritet do të kenë kandidatet e motivuar:

1) Me eksperiencë fushën e trajnimit

2) Që disponojnë licensa dhe dëshmi nga trajnime të aftësimit të tyre

3) Arritje gjatë karrierës së tyre sportive (trofe të fituar etj)

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave do të jetë data 15 Korrik 2022.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Ju faleminderit!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img