Friday, April 26, 2024

(Video) Arsen Elbasani, 2-shi i pakalueshëm i Veleçikut. Mbrojtësi i dalë nga Vllaznia, i kënaqur për fitoren e ndaj Naftëtarit në Play Off, optimist për kualifikimin në kategorinës e parë

Lexo

Fitorja e thellë e Veleçikut 4 me 0 ndaj Naftëtarit në fazën Play Off,  krahas autorëve të golave, Banushaj, Hajdari, Shekaj dhe Ivziku, kishte edhe kontributin e mbrojtësit Arsen Elbasani.

Ish futbollisti i Vllaznisë, i cili ka qënë pjesë edhe e kombëtares së moshave, që tashmë po kontribuon për Veleçikun në rolin e mbrojtësit të djathtë, shprehet i kënaqur për fitoren ndaj Naftëtarit, e cila sipas tij ishte e merituar, madje mund të ishte edhe më e thellë me rastet e krijuara në portën mike.

Ndeshjet e fazës Play Off për Veleçikun vijojnë edhe me përballjen ndaj Valbonës së Tropojës si dhe një tjetër në vazhdim, për të cilat Arsen Elbasani ka besim se do të kalohen me sukses.

Sa i takon të ardhmes së tij, Arsen Elbasani, thotë se ndjehet mirë për momentin tek Veleçiku, ndërkohë që në vazhdimësi ka objektiva për të luajtur edhe në Superligë.

(Video) Intervisten e plotë me futbollistin e Veleçikut, Arsen Elbasani mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-YORTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img