Monday, May 6, 2024

Abissnet Superiore-Java e 24-të luhet në dy ditë. Spikasin, derbi Partizani-Tirana dhe Vllaznia-Egnatia

Lexo

Superioja sa vjen dhe bëhet më interesante. Sapo ka mbaruar java e 23-të dhe në mendje të vjen ajo e radhës. Sidomos kur në axhendë është derbi mes Partizanit dhe Tiranës, si dhe Vllaznia-Egnatia.

Sektori i garave ka planifikuar që ndeshjet të luhen në dytë, të premten dhe të shtunën. Ballafaqimet nisin me sfidën e mbijetesës me Teutës dhe Kukësit në orën 16:00 të së premtes për të kulmuar në orën 19:00, me derbin kryeqytetas, Partizani-Tirana.

Të shtunën do luhen 3 takime të tjera. Fillimisht Erzeni kundër Skënderbeut dhe Laçi me Dinamon, luajnë me objektiv vetëm fitoren, sfida që do të nisin në orën 13:30.

Ndërsa e gjithë java e 24-të mbyllet me supersfidën Vllaznia-Egnatia. Shkodranët gëzojnë formën më të mirë në Superiore për 10 ndeshjet e fundit. Përballë kanë rrogozhinasit që me 11 pikë të shkëputur në krye të klasifikimit, kanë luksin të luajnë dhe për barazim, ndërkohë që për kuqeblutë, ka vetëm një objektiv, atë të fitores tre pikëshe.

Të premten 16.02.2024

Teuta-Kukësi(16:00)

Partizani-Tirana(19:00)

Të shtunën 17.02.2024

Erzeni-Skënderbeu(13:30)

Laçi-Dinamo(13:30)

Vllaznia-Egnatia(17:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img