Monday, May 6, 2024

(Video) Atletikë-Kolindo Kiri dhe Redia Dauti, së bashku me trajnerin shkodran Bruno Rrotani në Europianin U-20 Jeruzalem-Izrael

Lexo

Tre përfaqësues nga Shqipëria, dy sportistë dhe trajneri shkodran Bruno Rrotani janë pjesëmarrës në Kampionatin Europian të kategorisë së moshës, U-20 që po mbahet në Jeruzalem-Izrael. Të atletët konkurues e fituan këtë të drejtë për plotësimit të normës vendosur nga Federata Europiane e Atletikës

Atleti i talentuar shkodran, Kolindo Kiri që stërvitet nga trajneri i Vllaznisë, Bruno Rrotani konkuroi të garën e tij të preferuar, Tre hapsh, ndërsa atketja e klubit Tirana, Redia Dauti në garën e vrapimit 3000 meter me pengesa.

E para e ka nisur konkurimim atletja tiranëse, Redia Dauti, e cila në vrapimin e 3000 metrave regjistroi kohën prej 10.43.78 duke u renditur e nënta në baterinë e saj dhe e 17-ta në klasifikimin e përgjithshëm.

Ndërkohë, ditën e sotme ka garuar edhe atleti shkodran Kolindo Kirin ë garën e kërcimit Tre Hapsh. 15 metër dhe 09 cm ka arritur të kërcejë Kirin ë këtë garë duke u renditur i shtati në baterinë e vet dhe i 14-ti në renditjen e përgjithshme.

Edhe pse në përgjithësi, organizatorët e aktivitetit e kanë konsideruar rezultatin e Kirit pozitiv, për trajnerin Bruno Rrotani, rezultati duhej të ishte edhe më i mirë në kufijtë e rekordit kombëtar që mbahet po prej tij, për vetë faktin se vetëm pesë ditë përpara se të niseshin drejt Izraelit, në stërvitje e sipër atleti i tij Kolindo Kiri ka kërcyer në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës, 15 metër e 50 centimetër.

Megjithatë, që të dy atletët kuqezi, Redia Dauti nga Tirana dhe Kolindo Kiri nga Shkodra, si dhe trajneri shkodran, Bruno Rrotani, duhen përgëzuar për rezultatet e arritura, pasi me parametrat shumë cilësorë që disponojnë garantojnë të kenë suksese të padiskutueshme në garat e tyre personale.

(Video) Pamje nga gara e kërcimit Tre Hapsh nga atleti shkodran Kolindo Kiri në Kampionatin Europian U-20 zhvilluar në Jeruzalem-Izrael

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img