Monday, May 6, 2024

(Video) Atletikë-Vllaznia, e nis si kampione vitin 2024. Gjashtë kampionë kuqeblu: Burraj, Çardaku, Çangeli, Kiri, Haxhia, Rrasa, kualifikohen për Ballkaniadën e Stambollit. Talenti Franko Burraj, shpallet sportisti më i mirë i aktivitetit

Lexo

Vllaznia në atletikë e mbylli vitin 2023 si kampione dhe po kështu e nisi vitin 2024 si kampione. Në Kampionatin Kombëtar dimëror individual të zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” me pjesëmarrjen e atletëve më të mirë të Shqipërisë, atletët e Vllaznisë siguruan gjashtë vende të para.

Nën drejtimin e trajnerëve Albert Marashi, Bruno Rrotrani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj, atletët uqeblu dominuan thuajse në të gjitha garat duke merituar vendet e para.

Spikatjen më të madhe e ka bërë atleti i talentuar Franko Burraj, i cili i drejtuar nga trajneri i tij Bruno Rrotani, fitoi vendin e parë në garën 400 metra me rezultatin 46”93. Rezultat ky i nivelit të lartë , për të cilin gjyqtaria e kampionatit e shpalli atë si sportistin më të mirë të aktivitetit me 1112 pikë olimpike.

Leandro Çardaku ishte kampioni i radhës nga Vllaznia, i cili në garën e 60 metrave zuri vendin e parë me rezultatin 6”99, një rezultat premtues ky që ka vite që nuk arrihet.

Atleti tjetër kuqeblu, Muhamet Çangeli, konkurues në garën e kërcimit së gjati zuri vendin e parë me rezultatin 7.33 m, një rezultat premtues dhe tregues i rezultateve progresive të këtij atleti.

Ndërkohë, në vend të parë u rendit edhe atleti Kolindo Kiri, ku në garën e kërcimit 3-hapsh arritin rezultatin 15 metër dhe 27 cm, një rezultat ky shumë  i mirë për këtë atlet, që premton shumë ëpr të ardhmen.

Vendet e para nga ekipi i Vllaznisë për meshkuj vijojnë edhe me Glenis Haxhinë në garën e kërcimit së larti duke kaluar stekën në lartësinë e 1 metër dhe 90 cm.

Ndërkohë, për t’u theksuar është rikthimi i suksesshëm në konkurim pas një periudhe dëmtimi i atletes së talentuar shkodrfne, Erisa Rrasa, e cila në garat e saj të preferuara, kërcim së gjati dhe kërcimit 3-hapsh, zuri dy vende të, përkatësisht me rezultatet 5 metër dhe 55 cm në kërcim së gjati dhe 10 metër dhe 90 cm në tre hapsh.

Një paraqitje të mirë në këtë aktivitet bënë edhe atletet, Sidrit Kopliku, ku në garën e 800 metrave zuri vendin e dytë me rezultatin 2’08”45, Durjon Idrizaj në 60 metër me pengesa dhe 3-hapsh duke zënë dy vende të dyta. Ndërkohë, Genald Selhanej në garen e 60 metër me pengesa u rendit i treti, dhe po kështu i treti në vrapimin 400 metër, për të vijuar me atletin Erdi Duka, i renditur i treti në kërcim së gjati me rezultatin 6. 66 metra.

Rezultate premtuese kanë arritur edhe atletet e rinj, Rigers Haxhia në 60 m, Salvator Gjeçaj në 400 m, Serdar Cungu në 60 m, Dejan Balla në 400 m, Renis Jasini në 60 m, Idlir Hoxha në 400 m, Mario Cepi në kërcim së gjati, Elizeo Spathari në kërcim së gjati. Një rezultat pozitiv për konkurimin e të rejave, regjistroi edhe Roah Bashli në Kërcim së gjati dhe Elois Heta në kërcim së gjati.

(Video) Pamje nga garat e Kampionatit Dimëror Individual të atletikës zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”-Shkodrani Franko Burraj, atleti më i mirë i aktivitetit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img