Sunday, May 19, 2024

(Video) Vllaznia – Partizani. Tetovari i pankinës kuqeblu kërkon fitoren e 7-të radhazi. Pret mbështetjen e tifozëve me një “Loro Boriçi” plot

Lexo

Për vetë mënyrën sesi po organizohet kjo ndeshje, të paktën në kampin kuqeblu, ku karikimi është në kufijtë maksimal, beteja e pasdites së dielë në mes Vllaznisë dhe Partizanit ka marrë përmasat e një superfinaleje.

Por, edhe pse në fakt nuk është e tillë, sidoqoftë ajo është e një rëndësie të veçantë për të dyja skuadrat, të cilat aktualisht janë brenda katërshes finalist, por, për shumë arsye, një fitore në “Loro Boriçi” do të ishte një tregues shumë domethënës për të treguar sesa vlejnë në kuadrin e të qënurit pretendentë për trofe.

“Ne mundohemi të jemi sa më të qetë dhe sa më me qetësi ta presim këtë lojë shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat”, shprehet tekniku i kuqebluve Qatip Osmani duke dashur ta zhveshë skuadrën nga presioni i kryesfidës.

Duke folur për kundërshtarin, edhe pse Partizani u mund një javë më parë nga Laçi, 2-1, në fushën e tyre, për Osmanin, Partizani është një ekip cilësor, dhe ka një trajner ndër më të mirët në Shqipëri, i cili kërkon momentin e duhur për të treguar vlerat e tij. “Ne nuk bazohemi në rezultatin e fundit të Partizanit. Sigurisht që nuk bazohemi sepse edhe në atë ndeshje Partizani kishte raste për shënim. Nuk shënoi dhe është ligji i pashkruar në futboll, që kur nuk shënon e pëson. Ndodhi, por Partizanin nuk e shohim aspak nga ndeshja e fundit”, nënvizon trajneri i kuqebluve Qatip Osmani duke shpresuar në fitoren e shtatë radhazi për skuadrën e drejtuar prej tij.

Për ta realizuar këtë, tetovari i pankinës kuqeblu pret edhe mbështetjen e tifozëve kuqeblu me një “Loro Boriçi” të mbushur plot, duke i garantuar se Vllaznia do të bëjë të pamundurën për të marrë tre pikëshin e duhur në këtë sfidë.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllanzisë, Qatip Osmani, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img