(Video) Basketboll Meshkuj-Zhgënjen Vllaznia. Kuqeblutë munden në shtëpi nga Tirana për gjysmëfinalen Play-Off të Kampionatit. Bardheblutë udhëheqin me dy fitore, por kuqeblutë besojnë në fitoren e së tretës në Tiranë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Tirana 86-90(11-32, 33-12, 13-26, 29-20)

Vllaznia e basketit për meshkuj ka zhgënjyer në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të fazës Play-Off të Kampionatit Kombëtar të Superligës teksa është mundur nga Tirana me rezultatin 86-90..

Përmes një numri rekord të tifozërisë shkodrane, sfida e luajtur mbrëmjen e së mërkurës në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës ka prezantuar një periodë të parë tejet të dobët për skuadrën kuqeblu, e cila mundet me rezultatin e thellë 11-32.

Krejt ndryshe është perioda e dytë, ku me ndërhyrjen e stafit teknik me në krye trajnerin Eni Llazani si dhe me mbështetjen fantastike të publikut, kundrapërgjigjet me fitore 33-12, duke bërë që tabela elektronike në mbyllje të pjesës së parë të fiksonte shifrat e barabarta 44-44.

Kur pritej, që pas kthimit nga dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve, Vllaznia të vijonte me ritmin mbylljes së pjesës së parë, perioda e tretë rikthen në fushë një Vllazni plot gabime, gjë që i jep mundësi Tiranës së drejtuar nga trajneri Erkand Karaj, ta fitojë këtë period me shifrat 29-20.

Nëntë pikët e diferencës në favor të Tiranës thellohen edhe më shumë në periodën e katërt, kjo edhe falë disa reagimeve të kampit kuqeblu për arbitrimin, por megjithatë, Vllaznia m dy tre pikësha të kapitenit Shestani, rikthehet në lojën e saj, por është shumë vonë, sepse vërshëllima e arbitrave të ndeshjes, Edison Gjoni, Gilbert Hoxha dhe Vjoresin Ndreu, fikson fitoren e Tiranës me rezultatin 86-90.

Duke qënë fituese edhe të gjysmëfinales së parë në Tiranë, 87-84, me këtë fitore të dytë në Shkodër 86-90, Tiranë është më pranë kualifikimit në finale, gjithnjë nëse fiton edhe gjysmëfinalen e tretë në Tiranë.

Por, të këtij mendimi nuk janë në kampin kuqeblu, ku në prononcimin e pas ndeshjes, trajneri Eni Llazani, dekaloi se Vllaznia do të ngulmojë për fitore në Tiranë për ta çuar duelin gjysmëfinal, Vllanzia-Tirana me ndeshje të katërt.

(Video) Ndeshjen e dytë gjysmëfinale Play-Off, Vllaznia-Tirana, pjesën e dytë me koment, si dhe prononcimin e trajnerit të Vllaznisë Eni Llazani, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img