Monday, April 29, 2024

(Video) Bekteshi: I kënaqur me fitoren, por jo me lojën. Trajneri i Vllaznisë në basket meshkuj, pranon oshilacionet e skuadrës së tij në pjesën e dytë ndaj Flamurtarit

Lexo

Vllaznia në basketboll për meshkuj e mbylli me fitore ndeshjen e javës së gjashtë të Superligës duke mundur në shtëpi Flamurtarin e Vlorës me shifrat e përgjithshmë, 87 me 72. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, trajneri i kuqebluve, Damian Bekteshi shprehet i kënaqur për fitoren, po jo krejt për lojën e zhvilluar nga skuadra e tij.

Sipas tij, basketbollistët shkodranë shfaqën oshilacione në lojën e tyre, ku kritikat më të mëdha i ka për pjesën e dytë, ku avantazhi i krijuar në pjesën e parë mund të thellohej më shumë në të dytën, gjë që nuk ndodhi kështu.

Nëse ka një falenderim për ndeshjen e sotme, për Bekteshin ajo që i drejtohet tifozëve, të cilët kanë filluar të kthehen në shkallët e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”, siç ndodhi edhe në ndeshjen e sotme.

I pyetur për basketbollistin e dytë amerikan që sot pati debutimin e tij të parë me Vllazninë, trajneri Bekteshi, thotë se amerikani i parë i ardhur më herët, ndryshon me të dytin që i është bashkuar skuadrës pak ditë më parë. I pari, Sabb Craig është futur më shpejt në lojën e Vllaznisë, ndërkohë që i dyti, Mckyron Endrel, sot ishte në këto parametra. Gjithësesi, shpreson që në ditët në vazhdim, forma e tij sportive do të vijë duke u rritur për t’i shërbyer skuadrës më shumë.

Në vijim, Bekteshi, flet edhe për numrin e të huajve në skuadër, si dhe për objektivin e skuadrës, për të cilin tha për t’u përfshirë në gjashtë ekipet më të mira të fazës Play-Off.

(Video) Intervisten e plotë me trajnerin e Vllaznisë, Damian Bekteshi, mund ta ndiqni në faqen tonë zyrtare, Veriu Sport-YOUTUBE.    

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img