Monday, April 29, 2024

(Video) Vllaznia-Flamurtari, 87-72. Kuqeblutë fitojnë ndaj një kundërshtari rival-Superliga Basketboll Meshkuj, java e gjashtë

Lexo

Vllaznia-Flamurtari  87-72

(26-13, 22-20, 16-15, 23-24)

Formacioni i Vllaznisë: Redi Rakaj, Elian Memçaj, Sabb Craig, Antonio Shabani, Veton Gjeçaj, Elidon Bitri, Edon Kuçi, Sead Kopliku, Rejan Mbiara, Mateo Bushgjokaj, Bujar Tafa, Xhulio Murrizaj,Mckyron Endrel. Trajner: Damian Bekteshi

Gjyqtar: Ervin Koçi, Kostandin Canaj, Ani Balliu. Vëzhgues i FSHB: Salvator Kurti

Vllaznia dhe Flamurtari u përballen mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës në kuadrin e javës së gjashtë të Superligës  të basketbollit për meshkuj.

Më kuqeblutë që renditen në vendin e shtatë me 6 pikë dhe Flamurtarin e vendit të 11-të, i fundit në tabelën e klasifikimit me një pikë më pak se Vllaznia, sfida e sotme mes këtyre dy skuadrave paraqiste interest të madh për të dyja skuadrat.

Dhe, kuqeblutë ia dolën me sukses, teksa e fituan krejt takimin me rezultatin 87 me 72. Referuar ecurisë së ndeshjes duhet thënë se tre periodat e para i fituan kuqeblutë dhe vetëm një, ajo e fundit u fitua nga miqtë.

Por, ajo që vendosi fatin e takimit ka të bëjë me diferencen e pikëve në periodat përkatëse, ku sidomos ajo e para e mbyllur me shifrat 26 me 13 në favor të Vllaznisë ishte përcaktuese për rezultatin final që foli për kuqeblutë.

Dhe, duke vijuar me kronikën e lojës, edhe perioda e dytë fitohet nga Vllaznia, këtë radhë 22-20, duke bërë që në fund të pjesës së parë, shifrat të ishin 48-33 me 15 pikë diferencë në favor të Vllaznisë.

Me fitore e mbyll Vllaznia edhe periodën e tretë, 16-15, ndërkohë që dhjetë minutat e fundit i përkasin ekipit të Flamurtarit me rezultatin, 23-24, por pa mundur të frenojë fitoren e merituar të kuqebluve me shifrat e përgjithshme, 87 me 72.

Me pikët e plota të marra në këtë ndeshje, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi, forcon pozitat në mesin e tabelës së klasifikimit, por ndërkohë, javën e ardhshme, kuqeblutë i pret një sfidë shumë e vështirë, pasi do të ndeshet me ekipin me kampionët e Besëlidhjes.

(Video) Pamje nga ndeshja e basketbollit meshkuj, Vllaznia-Flamurtari, 87-72. Java e gjashtë e Superligës

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img