Wednesday, May 15, 2024

(Video) “Blindohet” Vllaznia e futbollit femra. Presidenti Matija, prezanton 9 blerjet e reja dhe stafin teknik

Lexo

Sezoni i ri futbollistik, por edhe ndeshjet europiane të shtatorit e gjejnë Vllazninë të plotësuar në të gjitha drejtimet. 9 futbolliste reja, pjesa më e madhe e të cilave vijnë nga Brazili, janë bërë pjesë e klubit kuqeblu duke blinduar kësisoj Vllazninë në këtë pragsezoni. Prezantimi i tyre, por edhe i stafit të ri teknik është bërë nga vetë presidenti Lazër Matija përmes një konference shtypi dhënë në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”.

Mes të tjerave, presidenti Matija, u shpreh i kënaqur me  formatimin e skuadrës, gjë që e bën optimist për realizimin e objektivave që skuadra i ka vënë vetes. Sezonin e kaluar, Vllaznia luajti në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës, duke qënë mes 16 më të mirave të kontinentit, arritja më e madhe në historinë e futbollit shqiptar.

Ndaj, në këtë këndvështrim, futbollistet kuqeblu, kërkojnë të përsërisin suksesin e vitit të kaluar, pse jo edhe më tej. Por, për të arritur deri atje duhet kaluar turi i parë, ndeshjet e të cilit luhen me datë 6-9 shtator në Shkodër.

Siç është me dije edhe më herët, merkato ka edhe në stafin teknik, ku trajneri  Nikolin Leka ka marrë detyrën e drejtorit teknik, ndërkohë që Haris Lika është trajneri i ri i Vllaznisë së femrave.

Në prononcinet e tyre, dyshja Leka-Lika, shprehen gatishmërinë e tyre, që përmes një bashkëpunimi të mirëfilltë mes tyre, të bëjnë më të mirën që skuadra kuqeblu të realizojë objektivat që i ka vënë vetes.

Prezantimet e reja në KFF Vllaznia

Futbollistet:

  1. Francesca Paige Frericks
  2. Annelize Comparini Aleixo
  3. Jehona Coka
  4. Maria Bashka
  5. Lia Nogueira da Silva
  6. Thuany Gomes Fereira Xavier
  7. Jersia Alves de Macedo
  8. Ingrid Barbosa de Castro
  9. Mayllene Correa de Oliveira

Stafi Teknik

Drejtor Teknik: Nikolin Leka

Trajner i parë: Haris Lika

Trajner i portjerëve: Fabiol Rexhepi

(Video) Prononcim i presidentit Lazër Matija, drejtorit teknik Nikolin Leka, trajnerit Haris Lika, si dhe të futbollisteve të reja që kanë firmosur për Vllazninë, mund t’i ndiqni të plotë në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img