Friday, October 11, 2024

Superkupa e Europës, Mançester Siti-Sevilja, pak pak, ora 21:00 në ekranin e RTSH-së

Lexo

Radio Televizioni Shqiptar transmeton sot në mbrëmje (21:00) ndeshjen që vlen një trofe prestigjioz siç është Superkupa e Europës. Dueli, i cili luhet mes fitueses të edicionit të kaluar të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës, do të jetë mjaft i veçantë pasi njëra nga dy skuadrat është “debutuese”. Ndërkohë që për ekipin nga Andaluzia kjo e sotmja do të jetë finalja e shtatë në Superkupë.

City kurrë më parë nuk ka luajtur për një trofe të tillë dhe për këtë arsye në Athinë do të bëjë të pamundurën për të ngritur lart kupën në stadiumin “Georgios Karaiskakis”. Formacioni i Josep Guardilës do të ketë surpriza mbrëmjen e sotme pasi teknikut spanjoll i duhet që ta ndërtojë pa disa lojtarë kryesorë. Ruben Dias ka pësuar një goditje në kokë dhe për këtë arsye nuk mund të jetë në fushë ndërsa Xhohn Stons humb këtë duel pasi ka dëmtuar aduktorin. Gjithashtu për shkak dëmtimi këtë takim e humb edhe Kevin De Brujne. Ndërsa mungesë e rëndësishme është edhe ajo e Bernardo Silvës, i cili nuk ka udhëtuar me ekipin drejt Greqisë. Mungesa të rëndësishme ka edhe Sevija, e cila është privuar për shkak dëmtimesh nga shërbimet e Tanguy Nianzou dhe Marcao.

Sa i përket precedentëve dy ekipet janë ndeshur më parë plot 4 herë dhe në të katër takimet triumfuese ka qenë ekipi nga Mançesteri.

Formacionet e mundshme

Man.Siti(4-2-3-1): Ortega; Ljuis, Akanzhi, Gvardiol, Laporte; Rodri, Kovaçiç; Foden, Alvarez, Grilish; Haland

Sevija(4-2-3-1): Bounou; Navas, Bade, Gudelj, Akunja; Fernando, Rakitiç; Okampos, Suso, Lamela; En-Nesiri

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img