Tuesday, April 23, 2024

(Video) BOKS-“Fists Of Fire”, prag Turneu Ndërkombëtar i 30 Marsit 2024. Trajneri Gjoni dhe organizatorët Ndou dhe Abdyli, premtojnë spektakël në “Qazim Dervishi” të Shkodrës

Lexo

Pallati i sportit “Qazim Dervishi” i qytetit të Shkodrës do të presë pasditen e së shtunës së 30 marsit 2024 një aktivitet madhor në sportin e boksit. Bëhet fjalë për Turneun Ndërkombëtar të boksit profesionist ku do të marrin pjesë emra të mëdhenj të boksit shqiptar dhe atyre të huaj.

Pak ditë përpara zhvillimit të këtij aktiviteti që konsiderohet të jetë më i madhi i këtij lloji i zhvilluar në Shkodër dhe në vendin tonë, trajneri i boksit Zef Gjoni, si dhe dy prej organizatorëve, Edmond Ndou dhe Melser Abdyli kanë dalë në një konferencë shtypi nga mjediset e palstrës së boksit Vllaznia, aty ku boksierët janë duke u përgatitur për këtë event.

Për trajnerin Gjoni, i cili më herët ka provuar të jetë pjesëmarrës edhe në të tjera turne ndërkombëtar boksi, ky i kësaj radhe i kalon të gjitha pritshmëritë, pasi në ring do të letë ballafaqimet interesante ku cilësia e ndeshjeve do të jetë shumë e lartë. Ndaj, ai bën thirrje publikut të jetë sa më i madh në numër për të mbështetur boksierët shqiptarë në duelet e progranuara.

Ani Haxhillari, Rexhildo Zeneli, Bekim Vjerdha, Senad Drini, Arjon Kajoshi, Gelian Rajku, për të vijuar me Alban Bermeten, Denis Nurjen, Alban Beqirin, si dhe Nelson Hysa, në peshën super të rëndë.

Një tjetër e veçantë në këtë turne sipas trajnerit Gjoni është edhe pjesëmarrja e një emri shumë të njohur të boksit botëror, amerikanit Roj Jones Jr, i cili ka sjellë për të boksuar amerikane Ikram Kerëat.

Në vijim të konferencës për shtyp, për mediat e pranishme kanë folur edhe dy organizatorët e aktivitetit, shkodranët Edmond  Ndou dhe Melser Abdyli, të cilët jetojnnë prej vitesh në Gjermani, por që me dashamirësinë për të kontribuar për sportin shkodran dhe kryesisht boksin, me të cilin kanë pasur një karrierë të suksesshme në vitet e rinisë, pas Turneut Ndërkombëtar të zhvilluar në Frankfurt, tashmë janë në Shkodër për aktivitetin e 30 marsit 2024.

(Video) Konferencën e plotë të shtypit me deklaratat e trajnerit të boksit Zef Gjoni, organizatorëve  Edmond Ndou dhe Melser Abdyli në prag të Turneut Ndërkombëtar si dhe pamje nga stërvitja e boksierëve për këtë aktivitet, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img