Saturday, May 4, 2024

Barazim në “Camp Nou”, Barcelona 1-1 Espanyol, 1-1

Lexo

Barcelona frenohet në derbin me Espanyolin dhe tani ndan kryesimin e renditjes në La Liga me Real Madridin, të dy me 38 pikë. Katalanasit kaluan në avantazh pas shtatë minutash me Marcos Alonso, i cili realizoi në ekzekutimin e një goditje këndi.

Ishin Blaugranët ata që bënë ndeshjen dhe sërish Marcos Alonso iu afrua dyfishimit në minutën e 19-të, ndërsa në minutën e 24-të ishte Raphinha ai që ishte afër 2-0. Në pjesën e dytë muzika nuk ndryshoi, pas pesë minutash Sergi Roberto për pak sa nuk goditi shtyllën me kokë, në minutën e 55 ishte radha e Leëandoëskit për të koleksionuar një tjetër rast të humbur

Sumë raste të humbura nga të besuarit e Xavi-t dhe më pas në minutën e 72-të ishte Espanyol që goditi çuditërisht: një penallti për miqtë dhe Joselu firmosi 1-1. Më pas loja bëhet shumë nervoze dhe Lahoz nxjerr dy të kuqtë në hapësirën e pesë minutave, një në secilën anë: fillimisht Jordi Alba në minutën e 78-të për një karton të verdhë të dyfishtë në pak sekonda, më pas Vinicius Souza për një mbajtje në mesfushë. Nerva të tensionuara, Barcelona provon sulmin e fundit, por rezultati nuk ndryshon pas më shumë se 10′ rikuperim.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img