Monday, May 20, 2024

(Video) Dy herë kampion i Irlandës, 14 vjeçari nga Shkodra, Kristian Jubani, kërkon të boksojë për Shqipërinë

Lexo

Familja Jubani nga Shkodra ka emigruar prej vitesh në Irlandë, atje ku ka lindur edhe Kristiani, i cili nën mbështetjen e të atit të tij, Gjergjit, nisi që i vogël të stërvitet në sportin e boksit. Falë të dhënave ideale që dispozon, por edhe pasionit dhe vullnetit në proçesin stërvitor, Kristian Jubani do të shpallej kampion i Dublinit ku jeton si dhe kampion i Irlandës.

Sot, në moshën 14 vjeçare, Kristiani dëshiron të boksojë për Shqipërinë. Dhe, këtë kërkon ta bëjë që në Kampionatin Europian që do të zhvillohet pas pak ditësh në Slloveni.

Për këtë, duke shfrytëzuar edhe pushimet që familja Jubani po kryen këto ditë në Shkodër, është ekipi i boksit Vllaznia që i hapi dyert e palestrës duke i dhënë mundësi të stërvitet nën mbikqyerjen e trajnerëve, Zef Gjoni dhe Lazarin Matija.

Sipas trajnerit të Vllaznisë, Lazarin Vila, talenti Kristian Jubani është një boksier mjaft i talentuar, ndaj paralelisht me përgatitjet që po bëhen në palestrën Vllaznia, klubi kuqeblu ka gati proçedurat për ta pajisur atë me pasaportë shqiptare dhe mundësuar konkurimin në Kampionatin Europian.

Vetë Kristiani si dhe babai i tij, Gjergj Jubani, shprehen të kënaqur për mikpritjen nga ana e trajnerëve të boksi, ndërkohë që me shpresë se do të realizohet dëshira për të boksuar në Europianin e moshave me uniformën kuqezi, premtojnë se do të futen në zonën e medaljeve.

(Video) Prononcimet e trajnerit të Vllaznisë, Lazarin Vila, si dhe të boksierit dhe babait të tij Kristian dhe Gjergj Matija, si dhe pamje nga stwrvitja e Kristianit, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YORTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img