Wednesday, December 11, 2024

(Video) Emocione pa fund në Pukë. Tërbuni mund Gramshin 1-0, falë golit në limitin e shtesës nga shkodrani Vildan Kaçubela

Lexo

Tërbuni dhe Gramshi, janë përballur në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës në kuadrin e javës së 11-të të Kampionatit Kombëtar të kategorisë së dytë, grupi A. Dy ekipe këto rivale për të kapur kreun e tabelës së klasifikimit dhe kualifikimin në kategorinë e parë.

Megjithë rastet në të dyja portat respektive, ku në fakt më tepër ishin në portën mike gramshiote, 90-të minutat e kohës së rregullt kanë mbajtur në fuqi rrjetat e paprekura duke lënë të kuptohet se po shkohet drejt një barazimi.

Gjashtë minutat shtesë të ndeshjes kanë qënë më të bukurat e krejt takimit. Minutat këto që trajneri i Tërbunit Sinan Bardhi i kërkon skuadrës që përpos portjerit, të gjithë futbollistët të jenë në zonën kundërshtare  për të nxjerrë në dritë golin e avantazhit.

Dhe, në një prej sulmeve kombinative, është shkodrani Vildan Kaçubela, i cili pasi e përpunon mjeshtrisht topin në hyrje të zonës së rreptësisë gramshiote, e godet me të njëjtën mjeshtri duke e dërguar në trekëndëshin e majtë të portjerit mik.

Një gol, që siç mund ta shikoni edhe në videon që shoqëron shkrimin është model për nga realizimi duke çuar me të drejtë peshë entuziasmin e një stadiumi të tërë pukjan, të cilët me të drejtë i gëzohen fitores së merituar.

Me këtë fitore, Tërbuni është në kuotën e 18 pikëve duke mbajtur vendin e katërt në renditje, gjashtë pikë më pak sesa Iliria e vendit të tretë, ndërkohë që lë Gramshin në kuotën e 14 pikëve.

Duke qënëdruar sërishmi tek ndeshja Tërbuni-Gramshi, duhet thënë se Klubi i Futbollit Tërbuni dhe Bashkia Pukë, organizuan përpara fillimit të kësaj ndeshje një ceremoni duke mbajtur një minut heshtje në nderim të ish futbollistit të Tërbunit në vitet 60-70-të Osman Meci si dhe të një prej tifozëve të spikatur në vite Ali Kukaj, të ndarë ditët e fundit nga jeta.

(Video) Ceremonia në nderim të ish futbollistit të Tërbunit, Osman Meci, dhe tifozit Ali Kukaj, ndarë këto ditë nga jeta. Në vijim, goli i shënuar në kohën shtesë nga Vildan Kaçubela, si dhe prononcimi i trajnerit të Tërbumnit, Sinan Bardhi, pas ndeshjes, Tërbuni-Gramshi, 1-0.

Gani PEMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img