(Video) EURO 2024. Silvinjo zhvillon seancën e fundit me dyer të mbyllura në stadiumin ‘Air Albania’, nesër niset drejt Moldavisë për ‘finalen’ e parë të nëntorit.

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të EURO 2024 kundër Moldavisë më 17 nëntor në transfertë dhe Ishujve Faroe më 20 nëntor në Tiranë. Ndryshe nga ditët e tjera, këtë të martë 24 lojtarët e thirrur nga trajneri Silvinjo u stërvitën në stadiumin ‘Air Albania’.

Departementi i Komunikimit në FSHF bën me dije se e gjithë skuadra gëzon shëndet të plotë dhe është në formë mjaft të mirë fizike në prag të ndeshjes së parë ndaj Moldavisë.

Skuadra mori ngarkesë të plotë fizike, ndërsa stërvitja e ditës së sotme u fokusua më shumë te loja me top.

Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë paraditen e nesërme drejt Moldavisë, me përballjen që do të luhet më 17 nëntor. Sakaq, me 20 nëntor, Shqipëria do të presë përfaqësuesen e Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”.

(Video) Pamje nga seanca e fundit e kombëtares shqiptare në “Air Albania” përpara nisjes drejt Moldavisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Besëlidhja mund kryesuesen Besa dhe nis ngjitjen në tabelën e klasifikimit. Kategoria e Parë-Java e katërt

Besëlidhja-Besa 2-1(Shënues: Olamide 20', Bilali 45'/Prengaj 79') Kartonë të verdhë:Fetaj 45+1',Topallaj 46',Smaçi 49',Molla 65'/Prengaj 40',Rrena 50',Danladi 53' Besëlidhja:Molla,Topallaj,Janku,Bilali(A.Marku 71'),Alidema(Trashi 59'),Smaci(Hila 57'),Fetaj,Zabala,Shyti(Fusha...
- Advertisement -spot_img