Sunday, April 28, 2024

Brendon Krepi, talenti 14 vjeçar i futbollit shkodran, zyrtarisht pjesë e Akademisë Italiane, “OSTIANTICA CALCIO 1926”

Lexo

Për Brendon Krepin, djaloshin e talentuar të futbollit shkodran është folur edhe më herët, ku trajnerët dhe specialistët e futbollit shqiptar, nuk kanë nguruar të cilësojnë me një të ardhme të padiskutueshme në fushën e futbollit.

Falë të dhënave të përsosura të lindura teknike, si dhe të qënurit djali i ish futbollistit dhe trajnerit të futbollit, Kreshnik Krepi, sot në cilësinë e trajnerit të kombëtares së futbollit femra, Brendon nuk e ka pasur të vështirë të jetë afër topit të futbollit.

Në profilin e tij të rrjetit social FB, figurojnë video të shumta teksa në moshë fare të vogël, ai mahnit ndjekësit me xhonglimet e topit në mënyrë të përsosur. Ndërkohë, më pas duke u inkuadruar në Akademinë Shkodra 2006 që drejtohej nga i ati, si më vonë në Akademinë tjetër Djelmnia Shkodrane, por edhe në ekipet kombëtare të moshave, loja e tij me topin në fushë si dhe golat e shënuar në portat kundërshtare, ishin me të vertete spektakolare.

Të gjitha këto të çonin në një përfundim, që Brendon Krepi, shumë shpejt do të ketë një të ardhme të perspektives në futbollin e huaj jashtë Shqipërisë. Dhe, një gjë e tillë mbërriti, kur që prej ditës së sotme, Brendon Krepi, sot 14 vjeçar, është zyrtarisht pjesë e federimit të Akademisë së futbollit italiane, “OSTIANTICA CALCIO 1926”.

Në foton që shoqëron shkrimin, Brendon Krepi shfaqet me me drejtorin sportiv të Akademisë, “OSTIANTICA CALCIO 1926”, Massimiliano Di Giulio. Foto që flet shumë, si stacioni i parë i një rruge të sapo nisur në futbollin italian, ku falë talentit të tij të padiskutueshëm, patjetër që nuk do të vonojë të kalojë stacione të tjera progressive të karrierës së tij sportive, për të mbërritur aty ku ai ka objektivin, të luaj si profesionist në serinë A të futbollit italian.

Veriu Sport, i uron suksese talentit shkodran, Brendon Krepi, me shpresën dhe besimin që shumë shpejt do të përcjellim kronika të tjera rreth karrieres së tij në rritje pranë futbollit italian.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img