Klubi i Futbollit Scutari ka mbyllur një sezon shumë të suksesshëm, ku tre prej ekipeve të tij, ato të kategorisë U13, U15 dhe U17 u shpallën kampionë të Ligës Amatore, aktivitet që organizohet nga Zyra Rajonale e Futbollit Shkodër.
Për drejtuesin e këtij klubi, Erjon Hasaj, aktiviteti i të cilit është i përqëndruar kryesisht në zonën periferike Dobraç-Golem-Shtoj, e më gjërë, baza kryesore e arritjes së sukseseve të ekipeve zinxhir që ato drejtojnë është infrastruktura komode.
“Klubi ynë ka në pronësi të tij ka tre fusha, ku fëmijët kanë rastin të stërviten në terrene cilësore me bar natyral. Fakti që në kompleksin tonë “Hasaj” në Golem të Shkodrës, stërviten ekipet e para të Vllaznisë së meshkujve dhe femrave, kombëtarja e femrave të futbollit me trajnerin Armir Grima, si dhe disa ekipe kombëtare të moshave, nuk ka nevojë për koment”, thotë për Veriu Sport, drejtuesi i FC Scutari, Erjon Hasaj.
Për sukseset e arritura, Erjon Hasaj vlerëson patjetër edhe kontributin e kolegëve të stafit teknik, të cilët janë mjaft të përkushtuar në procesin stërvitor, mes të cilëve edhe vëllain e tij Meta Hasaj, i cili pas përvojës së trajnimit në emigracionin, u rikthye për të kontribuar në ekipet e moshave të FC Scutari
Ndër të tjera, Hasaj flet edhe talentët që dalin vitë pas viti nga FC Scutari, mes të cilëve është edhe portjeri nga Kopliku, Enis Ujkaj, i cili luan në Itali.
(Video) Prononcimin e plotë të drejtuesit të FC Scutari Erjon Hasaj, trajnerit Gjilbert Marku, si dhe pamje nga festimet e fitimit të trofeve të sezonit 2025-2026, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


