Sunday, May 19, 2024

(Video) Futboll Femra/Vllaznia-Partizani, nesër, ora 12:00 në “R. Rusi”, gjysmëfinalja e dytë-“Final 4”. Trajneri Leka: Shkojmë në finale dhe koleksionojmë titullin e 11-të kampion radhazi

Lexo

Pasi ka fituar gjysmëfinalen e parë të fazës “Final 4” me rezultatin 0-3, Vllaznia e futbollit femra pret në shtëpi mesditën e së martës Partizanin në gjysmëfinalen e dytë duke kërkuar bileten e finalistes së këtij sezoni futbollistik.

Veriu Sport ishte në stadiumin “Reshit Rusi”, aty ku do të luhet sfida e dytë zyrtare gjysmëfinale e ditës së martë duke ndjekur nga afër seancën stërvitore të radhës, e fundit anti-Partizan. Në bisedat me vetë futbollistet kuqeblu, dyshen e trajnerëve Nikolin Leka dhe Fabiol Rexhepi, si dhe presidentitn Lazër Matija, dukej qartë optimizmi dhe besimi i plotë se Vllaznia do të arrijë të eleminojë Partizanin për të shkuar në finale. Madje, për të shkuar më tej, ato besojnë shumë se titulli kampion i sezonit sportiv 2023-2024, do të jetë përsëri pronë e kuqebluve.

Një gjë të tillë e përcolli publikisht edhe vetë trajneri Nikolin Leka gjatë prononcimit të dhënë për mediat një ditë para ndeshjes. Për njëshin e pankinës kuqeblu, fitorja e ndeshjes së parë në transfertë 0 me 3 është shumë pozitive pasi ka sjellë në skuadër qetësinë e duhur, gjë e cila pritet të ndikojë në një lojë edhe më të suksesshme në sfidën e dytë në Shkodër.

Finalistja tjetër e “Final 4” do të dalë pas gjysmëfinales tjetër të dytë, Apolonia-Tirana, ku më pranë duket skuadra fierake që ka barazuar 1-1 në Tiranë. Për informacion të tifozërisë shkodrane, theksojmë se dueli i dytë gjysmëfinal, Vllaznia-Partizani do të luhet të martën në stadiumin “Reshit Rusi” duke filluar nga ora 12:00.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë në futboll femra, Nikolin Leka në prag të duelit të dytë gjysmëfinal të fazës “Final 4”, si dhe pamje nga seanca stërvitore, e fundit përpara ndeshjes Vllaznia-Partizani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img