Monday, May 13, 2024

(Video) Futsal-Presidenti i Vllaznisë Fisnik Barbullushi, premton një Vllazni kampione sezonin e ardhshëm

Lexo

Sfidën më të rëndësishme të javës së parafundit të Kampionatit Kombtëra të futsalës, Vllaznia-Tirana, presidenti i KF Vllaznia Futsal, Fisnik Barbullushi e ka ndjekur përkrah kolegut të tij, presidentit të KF Vllaznia, Alban Xhaferi.

Humbja me rezultatin 8 me 9 e ka mërzitur jo pak njëshin e futsallës shkodrane, teksa në prononcimin e dhënë pas ndeshjes theksoi se me lojën që zhvilloi, Vllaznia meritonte më tepër në këtë ndeshje.

Duke folur për qëndrimin prej dy sezonesh në krye të futsalës kuqeblu, Barbullushi thotë se projekti i stafit të tij po zbatohet me sukses, duke konfirmuar se nga viti në viti progresi ka qënë i dukshëm.

Edhe pse në këtë sezon, Vllaznia nuk arriti të marrë trofe, presidenti Fisnik Barbullushi, premton se me lëvizjet e reja që do të ketë në skuadër, sezonin e ardhshëm Vllaznia do të jetë kampione e Shqipërisë.

Më tej, Barbullushi foli edhe për bashkëpunimin që ai ka me presidentin e KF Vllaznia Alban Xhaferi, duke bërë të ditur se Xhaferi është pjesë e futsalës, sepse realisht është ai që ka dhënë miratimin për formimin e klubit të futsales kuqeblu, duke e bërë ekipin e futsalles pjese të emblemës së madhe të klubit Vllaznia.

(Video) Prononcimin e plotë të presidentit të KF Vllaznia Futsal, Fisnik Barbullushi, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img