(Video) Futsal-Spektakël në duelin Vllaznia-Flamurtari. Kuqeblutë fitojnë 5-4 dhe e mbyllin kampionatin në vend të parë duke pritur “Final 4” për rikonfirmimin e titullit kampion

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Flamurtari  5-4(Shënues: Semir Gokaj 3’, Joald Ivziku 7’, Denis Çokaj 24’, Mateo Çardaku 26’, Denis Çokaj 4o’/Alban Shiba 3o’, Roflenc Nelaj 39’, 39’, Jurgen Toska 40’)

Gjyqtarë: Albano Stolaj, Jetmir Podgorica

Ashtu siç pritej, dueli i Kampionatit Kombëtar të Futsales, Vllaznia-Flamurtari është shoqëruar me një luftë të fortë sportive duke përligjur edhe vlerat e tyre, me Vllazninë kampione në fuqi dhe kryesuese e kampionatit dhe Flamurtarin fitues i Kupës së Shqipërisë dhe pretendent edhe për titullin kampion.

5 me 4 në favor të Vllaznisë është mbyllur kjo ndeshje duke përsëritur të njëtin rezultat ashtu si në fazën e parë të luajtur në Vlorë, ku kuqeblutë fituan në sekondat e fundit.

Të njëjtat emocione u përsëriten edhe mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” ku nisur nga ecuria e takimit, emocionet dhe spektakli nuk munguan.

Dy golat e Semir Gokajt dhe Joald Ivzikut në start të takimit, përkatësisht në minutat 3’ dhe 7’ si dhe dy të tjerë në startin e pjesës së dytë 24’ dhe 26’ me autorë Denis Çokaj dhe Mateo Çardaku e çojnë në 4 me 0 avantazhin kuqeblu.

Një rezultat që për hirë të së vertetës nuk e përligj atë që skuadrat japin në fushën e lojës, sepse rastet e Flamurtarit për të shënuar nuk kanë munguar, por që barrikadë është bërë portjeti Fatos Behari.

Megjithatë, vlonjatët e drejtuar nga trajneri Mario Kalus, nuk dorëzohen dhe në harkun kohor të pak minutave shënojnë katër gola radhazi me autor Alban Shiba, Roflenc Nelaj(2), Jurgen Toska duke e barazuar rezultatin në 4 me 4.

Emocionet dhe dramaciteti i minutës së fundit mbërrin kulmin, kur të dy skuadrat kërkojnë me ngulm golin e fitores. Dhe ai vjen nga veterani Denis Çokaj, njeriu i ndeshjes, i dyti gol për të në këtë ndeshje duke ngritur peshë entuziasmin e tifozërisë shkodrane.

Fitore kjo që në mbyllje të fazës së dytë e pozicionon Vllazninë e drejtuar nga trajneri Alsid Tafili dhe kolegu i tij, drejtori sportiv, Arben Xhaferi, në vendin e parë me 22 pikë, kryesim të cilin e ka pasur që nga java e parë e kampionatiti. Ndërkohë, që tashmë, Vllaznia si dhe rivalët e tjerë, Tirana e dyta, Flamurtari i treti dhe Forcat e Armatosura të tretët, janë në pritje të hedhjes së shortit për “Final 4”, aty ku kuqeblutë kërkojnë dhe kanë objektiv të rikonfirmojnë titullin kampion, të dytin radhazi, pas atij të fituar sezonin e kaluar.

(Video) Ndeshjen e futsales, Vllaznia-Flamurtari(pjesa e parë dhe e dytë), si dhe prononcimet e trajnerit Alsid Tafili dhe futbollistëve Denis Çokaj dhe Mateo Çardaku, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img