Edhe pse e nisi me humbje, Vllaznia U19 ia del të fitoj trofeun e Turneut Ndërkombëtar “Eagle Cup”, një aktivitet ky i organizuar nga Fondacioni “AlbItSol” në bashkëpunim me FSHF me pjesëmarrjen e 8 ekipeve.
Kanë qënë katër fitoret radhazi, përfshirë edhe finalen ndaj Hellas Verona që i dhanë suksesin djemve kuqeblu të drejtuar nga trajneri Elvis Plori, të cilët me këtë tofe të fituar fitojnë të drejtën për të luajtur në një turne edhe shumë të rëndësishëm, atë “Viareggio Cup” që tradicionalisht në Itali.
Një finale, e luajtur mbrëmjen e së shtunës në fushën e “Shtëpisë së Futbollit” , e cila u ndoq me shumë interesim nga tifozët, ndërkohë që në tribunën VIP kanë spikatur një grup i zgjeruar menaxherësh, vendas dhe të huaj, misioni të cilëve ka qënë vëzhgimi i elementeve me perspektivë, të cilët kanë qënë me shumicë në fushën e lojës.
Fatin e kësaj ndeshje e ka vendosur një gol i shënuar në pjesën e parë nga talenti Gerald Kubazi, gol i cili megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave qëndroi në fuqi deri në përfundim të të gjithë takimit.
Për t’u theksuar është se minutat e fundit të kësaj finaleje janë shoqëruar me një përplasje mes portjerit kuqeblu dhe sulmuesit italian, ku dëmtimi i këtij të fundit ka qënë mjaft i rëndë, aq sa pas transportimit urgjent të tij në spital, skuadrat nuk kanë pranuar të rifillojnë lojën pa mësuar gjendjen e përmirësuar të italianit, që famirësisht ishte pozitive.
Ndërprerja e ndeshjes është shoqëruar me një karton të kuq në dëm të Xhoel Hajdarit, mungesen e të cilit në minutat në vazhdim, Vllaznia U-19 e përballoi me sukses duke pritur me ovacione vërshëllimen përfundimtare të arbitrit.
Turneu “Eagle Cup”, i organizuar nga FSHF, fondacioni “Albitsol”, Universiteti i Sporteve të Tiranës dhe Centro Giovani Calciatori Viareggio (CGC Viareggio), organizatorët e “Viareggio Cup”, mblodhi në vendin tonë 12 ekipe nga vende të ndryshme të botës, me mbi 260 lojtarë të moshave të reja.
Objektivi i këtij organizimi ishte promovimi i futbollit të moshave dhe krijimi i eksperiencave ndërkombëtare për të rinjtë pjesëmarrës. Pas përfundimit të ndeshjes finale, u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe trofeut.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të “Viareggio Cup” dhe të ftuar nga bota e futbollit, ndërsa skuadra kampione, Vllaznia, ngriti lart kupën e turneut “Eagle Cup”.
Një sukses ky që u përshëndet menjëherë nga presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi dhe kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, të cilët në postimet e tyre, shkruajnë:
Krenarë për të ardhmen…
Goli i Gerald Kubazi dhe një shpirt gare që nuk u përkul edhe pse luajtëm me një lojtar më pak, Vllaznia U19 shkroi historinë në “Shtëpinë e Futbollit”!
Fitorja ndaj Hellas Verona dhe trofeu i parë “Eagle Cup” janë mesazhi më i mirë se ky brez premton shumë për të ardhmen e futbollit shkodran dhe të emrit Vllazni
Tani rruga na çon në Itali, në “Viareggio Cup”, aty ku urojmë një tjetër sukses për djemtë tanë.
(Video) Pamje nga festimi i skuadrës kuqeblu pas marrjes në dorëzim të trofeut…
Gaspër MARKU
Një sukses ky që u përshëndet menjëherë nga presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi dhe kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, të cilët në postimet e tyre, shkruajnë:
Krenarë për të ardhmen…
Goli i Gerald Kubazi dhe një shpirt gare që nuk u përkul edhe pse luajtëm me një lojtar më pak, Vllaznia U19 shkroi historinë në “Shtëpinë e Futbollit”!
Fitorja ndaj Hellas Verona dhe trofeu i parë “Eagle Cup” janë mesazhi më i mirë se ky brez premton shumë për të ardhmen e futbollit shkodran dhe të emrit Vllazni
Tani rruga na çon në Itali, në “Viareggio Cup”, aty ku urojmë një tjetër sukses për djemtë tanë.
(Video) Pamje nga festimi i skuadrës kuqeblu pas marrjes në dorëzim të trofeut…, si dhe prononcimet pas ndeshjes të trajnerit Elvis Plori dhe sulmuesit Gerald Smajli, lojtari më i mirë i Turneut.
Gaspër MARKU