Thursday, April 25, 2024

(Video) Goli i Paulo Pjeshkës i jep barazimin Vllaznisë U-21 në transfertën e Ballshit. Lufta për titull e hapur në rivalitetin, Bylis 25 pikë dheVllaznia 24

Lexo

Bylis U21-Vllaznia U21,  1-1

Shënues: Doi 17’/Paulo Pjeshka 51’(p)

Bylis: Beqaj, Skenderaj, Ndreu, Ruçi, Muçellari, Danladi, A. Aminu, Mishack, Abazaj, Doi, Tutu.(U aktivizuan: Macolli, çellari, Danladi, Aminu, Mishack, Abazaj, Doi, Tutu.(U aktivizuan: Macolli, Yaminu)

Vllaznia U21: Shkoza, Peku, Pusi, Paloka, Spahija, Shimaj Bizi, Dulaj, Pjeshka, Delaj, Shpuza. U aktivizuan: Xhilaj, Osmani, Bushaj.Trajner Elvis Plori.

Talenti i Akademisë Vllaznia U-21, Paulo Pjeshka, po kalon një formë shumë të mirë sportive. Duke vijuar traditen e të vëllait të tij, Denis Pjeshka, pjesëtar për disa vite i Vllaznisë së madhe, aktulisht titullar i formacionit të Flamurtarit, me të dhënat mjaft teknike  që disponon, Paulo, ka tërhequr vemendjen e drejtuesve të KF Vllaznia, të cilët nuk kanë hezituar, të firmosin me të duke e bërë pjesë të skuadrës së parë.

Në sfidën e javës së kaluar, luajtur në Shkodër ndaj Korabit të Peshkopisë, Pjeshka u shndërrua në hero kur shënoi golin e fitores për Vllazninë në minutat shtesë të takimit. Ndërkohë, sot, në përballjen me Bylisin në transfertë, ndeshja më e rëndësishme e javës së dytë për fazën e tretë të Superligës U-21, Paulo Pjeshka shënoi një tjetër gol për ngjyrat e Vllaznisë, i gjashti për të në këtë sezon futbollistik për ngjyrat kuqeblu.

Pasi më herët, në të 17-tën minutë vendasit kishin kaluar në avantazh me golin e shënuar nga Doi, në minutën e 51-të, ka një penallti për Vllazninë, të cilën tekniku Elvis Plori ia beson Paulo Pjeshkës, i cili me qetësi dhe profesionalizëm e kalon në rrjetë duke barazuar rezultati në 1-1.

Minutat në vazhdim nuk sjellin asgjë të re për asnjërën skuadër, duke bërë që i gjithë takimi të mbyllet me rezultatin e barabartë, 1-1. Barazim, që i lë të dyja skuadrat në pozitat e mëparshme, Bylis kryesues me 25 pikë dhe Vllaznia e dyta me 24 pikë.

Ky është dueti që do të rivalizojë për titullin kampion në javët e mbetura, ndërkohë që skuadrat e tjera janë disi më të shkëputura, Partizani i treti me 15 pikë, për të vijuar më pas, Dinamo 15, Kukësi dhe Egnatia nga 13, Teuta 12, Tirana dhe Korabi nga 9 dhe Apolonia 8 pikë.

(Video) Goli i shënuar me penallti nga futbollisti shkodran Paulo Pjeshka ndaj Bylisit në transfertë, Bylis-Vllaznia, 1-1

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img