Saturday, July 27, 2024

(Video) Handball-Kupa “Nikolin Karroca 2024” fitohet nga K.H. Vllaznia. Përkujtohet në vitin e 4 të ndarjes së parakohshme nga jeta ish kampioni dhe ish presidenti i Vllaznisë, Nikolin Karroca

Lexo

Ish kolegë të fushës së lojës, me të cilët është shpallur kampion me Vllazninë, miq, dashamirë, sportdashës shkodranë, përkujtuan sot ish kampionin dhe ish presidentin e Klubit të Handballit Vllaznia, Nikolin Karroca në katër vjetorin e ndarjes së tij para kohe nga jeta në moshën 52 vjeçare me një kupë dedikuar me emrin e tij.

Një kupë që fal edhe mbështetjes së familjes “Karroca” dhe miqve të tjerë, organizohet për herë të katërt radhazi. Në qëndër të aktivitetit ka qënë një ndeshje simbolike mes ekipit të Klubit të Handballit Vllaznia dhe ekipit të Handballit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Në përfundim të ndeshjes, e cila u mbyll me rezultatin 28 me 20 në favor të Klubit të Handballit Vllaznia, u zhvillua ceremonia e mbylljes së aktivitetit, ku Kupën “Nikolin Karroca”, edicioni i katërt e meritoi ekipi i Vllaznisë me trajnerë Arjan Ibërshimi dhe Vili Haxhija.

Me një kupë të posaçshme është nderuar edhe ekipi i vendit të dytë, ai i Fakultetit të Sporteve Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Lojtari më i mirë i aktivitetit u shpall Indrid Ramusha i Vllaznise ndërsa portieri portjeri më i mirë Jorni Egerci i Vllaznise.

Një falenderim i veçantë i shkon edhe dyshes së arbitrave, Fatjon Barbullushi dhe Ilir Metani, ndërkohë që u shpërndanë Çertifikata Mirënjohje për kontribut në organizimin e trofeut për Luigjino Mileta dhe Ilir Kuka. Në fjalën e tij përshëndetëse në mbyllje të aktivitetit, një prej drejtuesve kryesorë të shoqatës së handballit Vllaznia, Arjan Ibërshimi falenderoi edhe familjen Karroca si dhe kompanitë  “Benji” dhe “Scutari Distribution” për mbështetjen e aktivitetit.

Figura e Nikolin Karrocës është e njohur jo vetem në fushën e sportit, si ish kampion në handball dhe më pas ish president i KH Vllaznia ku me të drejtë, ishte fitues në anketen e organizuar nga SK Vllaznia me rastin e 100 vjetorit të saj, por edhe  si një nga biznesmenet kontribues për komunitetin e Shkodrës me një aktivitet të zgjeruar në Shkodër dhe Lezhë duke pasur një numër të konsideruar të punësuarish.

(Video) Pamje nga Kupa “Nikolin Karroca 2024”, edicioni i katërt. Fitues KH Vllaznia

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img