Wednesday, November 27, 2024

(Video) Hidhet shorti i “Final 4” në futboll femra. Vllaznia-Partizani dhe Tirana-Apolonia, përballjet gjysmëfinale

Lexo

Emocionet e Kampionatit Kombëtar të futbollit për femra, kategoria  “Abissnet Superiore”  tashnë janë në kulmin e tij. Me datë 3 maj nisin takimet e fazës “Final 4”, ku katër ekipet pjesëmarrëse në këtë tur, Vllaznia, Apolonia, Partizani dhe Tirana sot janë hedhur shortin në mjediset e Shtëpisë së Futbollit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Përzierja e goglave ka fiksuar dy ciftet gjysmefinaliste, Vllaznia-Partizani dhe Tirana-Apolonia. Ndeshjet e para do të luhen me datë 3 dhe 7 maj 2024 dhe më pas dy skuadrat e kualifikuara do të përballen në sfidën finale, për të përcaktuar ekipin kampion.

Ndryshe nga ‘Final 4″ i Superiores së meshkujve që ndeshjet do t’i zhvillojë të gjitha në stadiumin kombëtar, “Air Albania”, gjysmëfinalet e femrave do të luhen ne vajtje ardhje, ndsrkohë që finalja është ptogtsmusr të luhet me datë 11 maj në “Air Albania”.

Konkretisht, Vllaznia, ndeshjen e parë, do ta luajë në transfertë me Partizanin me datë 3 maj dhe atë të kthimit në Shkodër me datë 7 maj.

(Video) Pamje nga hedhja e shortit “Final 4” në futboll femra.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img