Wednesday, May 15, 2024

(Video) Java e parafundit-Kategoria e e dytë/ Fitojnë, Besëlidhja, Valbona, Tërbuni, Veleciku

Lexo

Kampionati Kombëtar i kategorisë së dytënë futboll, grupi A ka luajtur ndesbjet e javës së 19-të që është edhe java e parafundit. Vemendja kryesore ka qënë e përqëndruar tek dy skuadrat e kreut të tabelës së klasifikimit, Besëlidhja dhe Valbona, të cilat që dë dyja kanë dalë fituese këtë javë. 

Lezhjanët mundën Gramshin 1- 0 me gol të shënuar nga kapiteni shkodran Kledi Dibra dhe Naftëtarit. Ndërkohë tropojanët mundën Naftëtarin në transfertë 0-5. Besëlidhja vazhdon të kryesojë renditjen me një pikë më shumë sesa Valbona, por troojanët që kanë një ndeshje më pak i kanë të gjitha shanset për tu kualifikuar direkt në kategorinë e parë si skuadra e parë e grupit A.

Me fitore minimale e ka mbyllur këtë javë edhe Tërbuni, ku ka mjaftuar goli i shkodranit Klaudio Leka për t’i dhënë tre pikë të rëndësishme pukjanëve. Një ndeshje që në fakt ka qënë tërësisht e dominuar nga Tërbuni të cilët kanë shpërdoruar shumë raste shënini , por që gjithësesi tre pikët e fituara vlejnë për zyrtarizimin e skuadrës pukjane në katërshën më të mirë të fazës Play Off, në mënyrë që  kategorinë e parë të kenë mundësi ta kërkojnë përmes ndeshjeve te fazës Play Off.

Në javën e 19-të fitues ka dalë edhe Veleciku i Koplikut, i cili ka mundur me rezultatin 2-1 falë dy golave të shënuar nga Shekaj. Fitore kjo e culani vlen koplikasve në përforcimin e mesit të arzë të renditjes.

(Video) Pamje nga ndeshja Tërbuni-Sopoti 1-0

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img