Wednesday, December 11, 2024

(Video) Humbje e thellë e Vllaznisë U21. E mund Tirana 0-4 në “Reshit Rusi”. Shënojnë: Dashi(2), Hoda dhe Ndreca

Lexo

Vllaznia U21-Tirana U21, 0-4(Shënues: Eno Dashi(2), Luka Hoda dhe Zarajet Ndreca

Vllaznia: Mëhidri, Ramja, Muhaj, Maliqi, Kapllanaj, Nikaj, Muliu, Moleci, Jahaj, Ivziku, Hoxha(U aktivizuan: Bajrami, Xhakaj). Trajner: Ergi Borshi

Tirana: Cali, Halili, Ndreca, Qehaja, Mitrovasili, Bashari, Xhixhabesi, Ermal Meta, Celaj, Tola, Cenameri(U aktivizuan: Hoda, Kulas, Hoxha, Dashi, Ahmetaj. Trajner: Gentjan Muça

Gjyqtarë: G. Çokaj, R. Vukaj, D. Perndreca, B. Pjetrushi

Vllaznia U21 dhe Tirana U21 janë ndeshur sot në stadiumin “Reshit Rusi” për Superligën e 21 vjeçarëve. Një ndeshje që pati dy tabllo, me një pjesë të parë më të mirë të kuqebluve të drejtuar nga trajneri Ergi Borshi, të cilët, edhe pse nuk shënuan e kërkuan vazhdimisht golin me disa sulme të njëpasnjëshme.

Por, e kundërta ndodhi në 45 minutat e dyta, kur bardheblutë e drejtuar nga trajneri Gentjan Muça shënuan katër herë në portën e Vllaznisë. Spikatjen më të madhe në këtë pjesë të dytë te Tirana e bëri Eno Dashi, i cili tundi dy herë portën kuqeblu, ndërkohë që dy golat e tjerë bardheblu kanë për autor Luka Hoda dhe Zarajet Ndreca.

Duket se diferencën në këtë pjesë loje e bënë lojtarët me përvojë të Tiranës, një pjesë e mirë e të cilëve vinin nga skuadra e parë, ndërkohë që në radhët e Vllaznisë në këtë ndeshje spikatnin elementë të ri të ardhur nga skuadra e 16 vjeçarëve, në mungesë të lojtarëve të skuadrës së parë, të cilët u aktivizuan një ditë më parë në ndeshjen e kupës me Egnatian.

(Video) Pamje nga ndeshja e Superligës U21, Vllaznia U21-Tirana U21,  0-4.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img