Sunday, May 5, 2024

(Intervista-Video) Trajneri i Vllaznisë U21 Ergi Borshi, flet pas humbjes 0-4 me Tiranën U21: Aktivizuam me sukses elementin e ri 16 vjeçarë: Arkan Nikaj, Xhensild Kapllanaj dhe Egzon Ivziku

Lexo

Vllaznia U21, humbi sot 0-4 me Tiranën, ndeshje e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës. Një ndeshje, ku tekniku i 21 vjeçarve Ergi Borshi nuk pati në dispozicion lojtarët e skuadrës së parë, madje as skuadrës U19 për vetë angazhimet e tyre me këto ekipe. Por, megjithatë, kjo pati një të mirë sepse në fushë u panë tre futbollistë 16 vjeçarë nga ekipit zinxhir të Akademisë Vllaznia: Arkan Nikaj, Xhensild Kapllanaj dhe Egzon Ivziku

Borshi, një humbje e thellë sot me Tiranën

Një humbje e thellë e vertet. Kemi dal pak nga objektivi, por most ë harrojmë se sot debutuan tre lojtarë të rinjë nga U16-të dhe U17-ta. Janë tre lojtarë që vijnë nga Akademia Vllaznia që dhanë shenja shumë të mira. Bëmë një pjesë të parë jashtëzakonisht të mirë ku të gjithë lojtarët bënë mjaft mirë detyrat e tyre, ndërkohë që pjesa e dytë mandej mund të them se ishte thjesht një formalitet.

Do të ishte me interes të saktësojmë emrat e të rinjëve që u aktivizuan sot nga ana e juaj.

Po, ato janë: Arkan Nikaj, Xhensild Kapllanaj dhe Egzon Ivziku, tre lojtarë që vijnë nga ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia, U16 dhe U17, të cilët duhet thënë se bënë paraqitje të mirë.

Borshi, pak lojtarë sot nga ekipi i parë, vetëm portjeri Mëhidri ishte në pjesën e parë, edhe ai i larguar i dëmtuar në pjesën e dytë.

Po, siç dihet, dje u aktivizuan të gjithë lojtarët në ekipin e parë dhe nuk mund të merrnin asnjë, sepse sipas rregullores duhet të kalojnë 48-të orë. Po ashtu edhe nga U19-ta nuk mund të merrnin, sepse edhe ato kanë ndeshjen e tyre, dhe përfituam nga java e pushimit e U16 dhe U17 për të kompletuar ekipin, sepse siç e kemi thënë edhe në fillim, kemi hasë probleme në numrin e lojtarëve.

Ndërkohë, kolegu juaj te Tirana, Gentjan Muça pati komoditetin të aktivizonte disa lojtarë nga skuadra e parë.

Kundërshtari e pati këtë mundësi, sepse nga skuadra e parë te Tirana, pati shumë lojtarë që nuk u aktivizuan, të cilët luajtën sot kundër nesh. Por, e ripërsëris që për pjesen e parë jam shumë i kënaqur nga futbollistët që ishin në fushën e lojës.

Në vijim të intervistes dhënë pas ndeshjes, Vllaznia U21-Tirana U21, trajneri Borshi foli edhe për ekipin e parë të Vllaznisë duke shprehur keqardhjen e eleminimit nga Kupa, por ndërkohë që duke shprehur besim se në kampionat, duke filluar që nga kjo javë me Egnatian në transfertë, kuqeblutë do të rikthehen te rezultatet pozitive.

(Video) Prononcimin e plotë në video të trajnerit të Vllaznisë U21, Ergi Borshi, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img