(Video-Intervista) Nga Anglia në Shkodër për Turneun Botëror të Tennisit, “Shkodra Open 2025”. Tenistja britanike Gabriela Lagoda dhe trajneri i saj Roberto Escobar, vlerësojnë maksimalisht organizimin e aktivitetit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Një Turne Botëror i Tennisit për kategorinë U18, si ky i këtij sezoni “Shkodra Open 2025”, nuk kishte ndodhur më parë.  32 ekipe nga vende të ndryshme kanë sjellë mbi 120 tenistë, mes të cilëve edhe ato shqiptarë, të cilët po garojnë në mjediset komode të  kompleksit sportiv “Adriatik Tennis Park” të Shkodrës.

Më herët, Veriu Sport përcolli intervisten me tenistin kinez, Jinxuan Cheng, i cili është për të dytin sezon me radhë në turneun ndërkombëtar të Shkodrës, ndërsa tani, kemi të bëjmë me një prononcim tjetër po aq interesant.

Behet fjalë për tenisten e talentuar britanike, Gabriela Pacheco-Lagoda dhe trajneri i saj Roberto Pacheco-Escobar, të cilët janë për herë të parë në qytetin verior të Shkodrës.

“Jemi shumë të lumtur me organizimin e aktivitetit, niveli i lojtarëve pjesëmarrës është shumë i mirë, gjithashtu edhe kompleksi i afron tenistëve kushteve mjaft të mira për lojë

Pasi ka kaluar me sukses ndeshjes e parë,  tenistja britanike Gabriela Pacheco-Lagoda së bashku me trajnerin e saj Roberto Pacheco-Escobar, janë në pritje të fitoreve edhe në turet e tjera duke pasur objektiv fitoren e turneut për femra.

Në vijim të prononcimit për Veriu  Sport, çifti britanik, bëjnë të ditur se konkurimi në Shkodër është për herë të parë, por nisur nga parametrat optimal të organizimit që konstatuan në mjediset e “Adriatik Tennis Park” të Shkodrës, premtojnë se do të vijnë patjetër edhe vcitin e ardhshëm dhe të tjerët në vazhdim.

(Video) Prononimin e plotë të çiftit britanik Gabriela Pacheco-Lagoda  dhe Roberto Pacheco-Escobar, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo hedh një hap të madh drejt finales së “Final-Four” pasi mposhti 2-0 Vllazninë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave

Vllaznia-Dinamo 0-2 Golat:Malomo 77,Xhejms 94 Vllaznia:Pohls,Gurishta,Gjini,Bajrami,Mala(Tafili 81),Krymi,Qato(Sala 77),Kallaku(Dros 77),Jago,Murataj(Balaj 59),Balaj Trajner:Edi Martini Dinamo:Kiri,Ismaili,Dita(Gudjabi 46),Aliji,Loran(Berisha 46),Beqja(Meksi 90),Malomo,Qardaku(Xhejms 77),Vila,Guindo(Mustafa 83),Nani Trajner:Renaldo Kalari Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Erind...
- Advertisement -spot_img