Tuesday, May 14, 2024

(Video-Intervista) Pika e parë për Shkumbinin në tre javë kampionat, trajneri Hetlem Çapja i kënaqur me skuadrën: Përgëzoj djemtë e mi që dhanë maksimumin, morëm një pikë të vyer në Sarande

Lexo

Në barazim 0 me 0 është mbyllur ndeshja e luajtur në Sarandë në mes ekipit vendas me të njëjtin emër dhe Shkumbinit të Peqinit mysafir. Sarandiotët e drejtuar nga trajneri Neritan Novi synonion fitoren për të vijuar bashkëkryesimin e kampiontit me Pogradecin dhe Luftëtarin, ndërkohë që peqinasit e trajnerit Hetlem Çapja, të cilët në dy javët e para të kampionatit ishin mundur, kërkonin pikë për t’iu larguar vendit të fundit në renditje.

Sfida e luajtur në stadiumin “Andon Lapa” të Sarandës është dominuar në pjesën më të madhe të ndeshjes nga vendasit, të cilët shpërdoruan shumë raste, mes të cilëve edhe një penallti të ekzekutuar nga Alesio Kolonja.

Nga ana tjetër, Shkumbini, i cili gjatë ndeshjes më shumë mendoi për mbrojtjen e paprekur të rrjetës së tij, ia arriti qëllimit duke marrë një barazim me shumë vlera në transfertën e vështirë të Sarandës, duke qënë edhe pika e parë e marrë prej tyre në tre javë kampionat.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për Veriu Sport, trajneri Hetlem Çapja, falenderon futbollistët e e skuadrës së tij për këtë pikë të vyer, e cila i lagon nga fundi i tabelës së kalsifikimit, ndërkohë që është optimist se në javët në vazhdim Shkumbini do të vijojë me rezultate pozitive.

(Video) Intervista e trajnerit të Shkumbinit Hetlem Çapja dhënë për Portalin Veriu Sport, pas ndeshjes, Butrinti-Shkumbini, 0-0. Java e tretë e Kategorisë së Dytë, grupi B.  

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img