Tuesday, May 14, 2024

Pragderbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana, pankinat kundërshtare me drejtues të ri

Lexo

Me 19 tetor do te luhet ne “Air Albania” derbi i kryeqytetit. Situata te dy ekipet kryeqytetase ne fakt nuk eshte aspak e qete. Te Tirana prej ditesh eshte larguar Orges Shehi, teksa ne stol eshte ulur Julian Ahmataj.

Edhe stoli i demave eshte ne pikepyetje. Zoran Zekiç me shume gjasa do te mar rrugen e rikthimit ne Kroaci, aty ku Osijek e pret t’i besoje çelesat e skuadres. Per here te pare ne Shqiperi do te paguhet per nje trajner dhe Partizani do te kete 100 mije euro ne arkat e tyre.

Nje situate e tille para derbit nuk i shkon pershtat asnje prej ekipeve, gjithsesi tashme ne skene pikerisht tek te kuqte ka nisur te dale emri i Shehit si pasardhesi i Zekiç. Drejtuesit e “enderrojne” ish-timonierin e bardhebluve dhe per kete duket se do te nisin punen se shpejti.

Por nese gjithçka mund te realizohet, serish ne derbi me Tiranen ne stol pritet te jete nje ish-lojtar i kuq. Behet fjale per asistentin e Zekiç, Renaldo Kalari. Ky i fundit e njeh mire ambientin e skuadres dhe me shume gjasa dueli i madh kunder Tiranes do te jete ne duart e tij.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img