Tuesday, April 23, 2024

(Video-Intervista) Tatjana Marash: Fitorja në Shkodër, dedikim për trajnerin Lisha! Flet shefja e klubit Skënderbeu

Lexo

Sot është shefe e klubit shumësportesh “Skënderbeu” dhe realisht po e kryen në mënyrën më të mirë punën e saj, pasi ekipet korçare janë lidër në disa sporte. Megjithatë, si ish volejbolliste e njohur e Skënderbeut dhe e ekipit kombëtar, Tatjana Marash, preferencat më të mëdha i ka në lojrat me dorë. Bashkëpunimi me trajnerin shkodran Besnik Lisha në ndërtimin e një ekipi pretendent për fitimin e titullit kampion, duket se po rezulton i suksesshëm.

Marash, ashtu si në kohën e saj kur luante volejboll, ishte e pranishme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke ndjekur dhe mbështetur ekipin e Skënderbeut në përballjen me Vllazninë vendase. Dy ekipe që vinin në këtë sfidë si kryesuese pas dy fitoreve radhazi, dhe që në fund, fitues doli Skënderbeu me rezultatin 0 me 3.

Duke folur pas ndeshjes për mediat, për vetë problematikën e gjendjes shëndetësore që trajneri Lisha kaoi pak ditë më parë, fitoren që Skënderbeu realizoi ndaj Vllaznisë, Tatjana Marash ia dedikoi trajnerit Besnik Lisha. Sipas saj, sakrifica që ai bëri duke ardhur direkt nga spitali në krye të ekipit, madje edhe duke fituar ndaj një rivali direkt për titull, si Vllaznia, brenda në Shkodër, është për t’u marrë shembull.

Sa i përket ndeshjes, Tatjana Marash, thotë se fitorja ishte e merituar dhe se Skënderbeu, sipas saj, do të jetë padiskutim kampion i Shqipërisë.  Në vijim, ju ftojmë të ndiqni vidion me intervistën e plotë me ish volejbollisten e madhe korçare, Tatjana Marash, e cila sot është në drejtimin e klubit korçar, Skënderbeu.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img