Thursday, May 16, 2024

(Video) Ish portjeri dhe ish trajneri kuqeblu Paulin Ndoja, analizon Vllazninë. Në sfidën e së mërkurës, Vllaznia-Egnatia, përballë njëri tjetrit janë dy nxënësit e tij, portjerët e talentuar, Kristi Qarri dhe Alen Sherri

Lexo

Për Paulin Ndojën, legjenden e portës shkodrane, fitorja e Vllaznisë ndaj Teutës per javën e pestë të Abssnet Superiore ishte me mjaft vlerë duke e konsideruar si një frymëmarrje për skuadrën në tërësi, duke lënë pas atë trysni psikologjike që përfshiu kampin kuqeblu pas humbjes së një jave më parë në Laç.

Ndër të tjera, si ish trajner i portjerëve të KF Vllaznia për shumë vite, Ndoja ka kënaqësinë që dy ish nxënësit e tij, portjerët e talentuar Kristi Qarri dhe Alen Sherri kanë mbërritur në nivelet e larta të futbollit shqiptar.

Dhe, pikërisht në përballjen e javës së gjashtë të Superiores, pasditen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi” në supersfidën, Vllaznia-Egnatia, dy portat respektive do t’i ruajnë dy ish nxënësit e tij, Kristi Qarri(Vllaznia) dhe Alen Sherri(Egnatia).

(Video) Intervistën e plotë me ish portjerin dhe ish trajnerin e Vllaznisë, Paulin Ndoja, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img