Burreli-Erzeni 1-0(Shënues: Farruku 19′(11-m)
Burreli:Dani,Fetaj,Shkalla,Muriel,Zhunior(Ramos 63′),Xhakaj,Osikel,Hoti(Musolli 77′),Arango(Murra 63′),Dushkaj,Farruku Trajner:Ditmar Bicaj
Erzeni:Dema,Diallo(Xheka 78′),Baruti(Kola 78′),Shani,Zaimaj,Jori,Hodo(Marinaj 78′),Migone,Brahja,Bespalla(Radovani 57′),Ulare(Isteri 64′) Trajner:Ergys Luga
Gjyqtarë:Bekris Dragusha,Jetmir Podgorica(Shkodër),Eluar Muça,Gerard Çokaj(Lezhë) Delegat:Dritan Kadia(Tiranë) Vëzhgues:Engjëll Pjetrushi(Lezhë)
Burreli mer tre pikë të arta në fushën e vet përballë Erzenit që mbyll tabelën e klasifikimit këtë sezon në Kategorinë e Parë. Skuadra matjane fiton me rezultatin 1-0 me gol të shënuar nga Farruku në minutën e 19-të me anë të një penalltie të fituar nga Dushkaj.
Ndeshje e cila pati grintë nervozizëm dhe luftë sportive brenda saj por jan vendasit ata që do të sulmonin në të 7-ën minutë më anë të Arango me këtë të fundit që jep një top tokazi për Dushkaj por mbrojtja mike largon rrezikun. Përgjigjen miqtë nga Shijaku dhe është në dy momente rrezikshëm por as Ulare dhe as Bespalla nuk shtyjnë topin në rrjetë.
Atë që nuk e bënë Erzeni e bënë mjaftë mirë skuadra e Burrelit. Është një top i ardhur nga mbrojtësi Shkalla në zonën mike dhe fillimisht është Dushkaj që e zotëron topin por në tentativë për të rrëmbyer topin një nga mbrojtësit miq ndërhynë në mënyrë të gabuar me kryesorin Bekris Dragusha që nuk heziton dhe akordon 11-metërsh.
Është Farruku ai i cili gjuan saktë duke mposhtur portierin Dema dhe duke gjetur golin e katërt personal këtë sezon me skuadrën e Burrelit. Loja e skuadrës mike nuk bie dhe pas pësimit të golit do të tentoj të barazoi takimin,por mbrojtja dhe portieri vendas Dani nuk do e lejojnë një gjë të tillë.
Pjesa e parë mbyllet me rezultatin e ngushtë 1-0 për Burrelin ndërsa pjesa e dytë do të nis me po të njëjtin ritëm me Burrelin që për pak sa nuk shënon golin e dytë me anë të Osikel me këtë të fundit që gjuan keq në momentin e fundit.
Erzeni mer në duar frenat e lojës dhe në disa momente shkon rrezikshëm në zonën e Burrelit por nuk arrin të gjejnë hapësira për të barazuar ndeshjen. Ka zëvendësime të shumta nga ana e të dy trajnerëve por rezultati nuk ndryshon deri në fund. Kështu Burreli fiton pas afro një muaj në fushën e vet ku fitorja e fundit ishte përballë Lushnjës në muajin shtator. Kjo fitore e gjen Burrelin në vendin e katërt me 15-të pikë ndërsa Erzeni pas 9-të javësh qëndron sërish në fund të tabelës.
Luga: Ekipi në rritje, tentojmë deri në fund.
Pas ndeshjes të humbur përballë Burrelit ka folur trajneri Ergys Luga. Për sa i përket ndeshjes sot Luga u shpreh se ndeshja ishte e barabartë dhe se u vendos nga një episod. Ndërsa sa i përket vështirësisë që po has ai në krye të skuadrës së Erzenit Luga shtoj se deri në fund të kampionatit do të luajnë gjithçka për gjithçka.
“Ndeshja u vendos nga një episod i cili gjeti të pa përgatitur mbrojtjen tonë. Nga ana e rritjes së lojtarëve jam shumë i kënaqur,kjo pasi kam në përbërje lojtarë pothuaj të moshës 23-vjeçare. Në këto ndeshje që unë kam drejtuar Erzenin loja e skuadrës sa vjen dhe rritet kjo për vet faktin se në katër takime kemi pësuar vetëm një gol dhe atë pikërisht sot me penallti. Edhe pse jemi të fundit në tabelën e klasifikimit ne do të tentojmë deri në fund pasi ka ende shumë javë kampionat”.
Bicaj: I kënaqur me lojën e djemve në pjesën e parë, por ka ende supriza.
Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri Ditmar Bicaj. Ai u shpreh mjaft i kënaqur me skuadrën e tij madje nuk hezitoj për të thënë që renditja e Burrelit mes 4 më të mirave nuk është rastësi.
“Padyshim që jam i kënaqur me fitoren dhe lojën e Burrelit në pjesën e parë edhe pse mund ta mbyllnim ndeshjen duke mos i dhënë mundësi kundërshtarit që na vuri në vështirësi në disa momente. Djemtë bëjnë stërvitje çdo ditë dhe kemi krijuar një ekip model ku fryma e grupit është arma kryesore e këtij ekipi. Kampionati është i gjatë dhe Burreli nuk është rastësisht në vendin e 4-të sepse qe nga fillimi i kampionatit e deri më tani kemi treguar rritje në të gjitha aspektet prandaj mos e mendoni se mund të luhet kollaj përballë nesh. Burreli do të futet në fushë për ta luajtur çdo ndeshje si të ishte një finale,që në fund të kampionatit të arrim sa më lartë të jetë e mundur në klasifikim”.
Rezultatet e Kategorisë së Parë, java e 9-të
Besa 1–1 Vora
Burreli 1–0 Erzeni
Kastrioti 0–1 Flamurtari
Korabi 0–3 Apolonia
Lushnja 5–0 Kukësi
Pogradeci 1–0 Valbona
Fatos LAMAJ