Dy ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia, U17 dhe U19, janë eleminuar nga Kupa e Shqipërisë në turin çerekfinal. Vllaznia U17 me trajner Arbër Shytani është eleminuar nga Vora, e cila e ka mundur me rezultatin 2-1. Ndërsa, Vllaznia U19 e drejtuar nga trajneri Elvis Plori është eleminuar nga Tirana, e cila e ka mundur me rezultatin 4-0.
Ndeshjet në fjalë janë luajtur këtë fundjavë në Kamëz dhe në “Shtëpinë e Futbollit”. Në këtë fazë u vunë përballë njëra-tjetrës tetë ekipet pjesëmarrëse për çdo grupmoshë, me ndeshjet që u luajtën
Në grupmoshën U-17 kaluan më tej Partizani, Vora, Apolonia dhe Skënderbeu. Të shtunën Partizani mundi Teutën 3-2, ndërsa Vora triumfoi ndaj Vllaznisë 2-1. Sot, Apolonia mposhti Dinamo City-n 3-1, ndërsa Skënderbeu mundi Tiranën 3-2. Sipas skemës së përcaktuar, Partizani do të përballet në gjysmëfinale me Vorën, ndërsa Apolonia me Skënderbeun.
Në grupmoshën U-19, Teuta, Tirana, Dinamo City dhe Apolonia janë ekipet gjysmëfinaliste të këtij edicioni. Të shtunën, Teuta mposhti Bylisin 3-0, ndërsa Tirana fitoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Vllaznisë. Sot, Dinamo City mundi Skënderbeun 4-1, ndërsa ndeshja Apolonia – Partizani u mbyll në barazim 1-1. Nga penalltitë, më të saktë u treguan fierakët që triumfuan 5-4. Sipas skemës së përcaktuar, Teuta do të përballet në gjysmëfinale me Apoloninë, ndërsa Dinamo City me Tiranën.
Rezultatet teknike të ndeshjeve çerekfinale të Kupës për moshat U17 dhe U19:
U-17:
Vllaznia – Vora 1-2
Teuta – Partizani 2-3
Dinamo City – Apolonia 1-3
Skënderbeu – Tirana 3-2
U-19:
Teuta – Bylis 3-0
Tirana – Vllaznia 4-0
Dinamo City – Skënderbeu 4-1
Apolonia – Partizani 1-1 P(5-4)
Gjysmëfinalet
U17:
Vora – Partizani
Apolonia – Skënderbeu
U19:
Tirana – Dinamo City
Teuta – Apolonia
(Video) Ndeshja e plotë, Tirana U19-Vllaznia U19, 4-0. Takimi çerekfinal i Kupës Shqipërisë për kategorinë U19-të