Saturday, July 27, 2024

(Video) Kuqeblutë mbyllin javën përgatitore ulqinake dhe kthehen në Shkodër. Nesër dhe pasnesër, dy miqësoret me Laçin në transfertë dhe Besëlidhjen në “Loro Boriçi”

Lexo

Seanca stërvitore e pasditës së shtunë ka përmbyllur javën përgatitore që Vllaznia zhvilloi në kampingun ulqinak, ku ishte e sistemuar që prej mbrëmjes së martë.

Një minifazë përgatitore dimërore, e cila pritet t’i shërbejë skuadrës kuqeblu për një përformancë edhe më të mirë në pjesën e dytë të sezonit. Në aspektin fizik, sipas stafit të përgatitjes atletike dhe atij mjekësor, ngarkesat e marra me nga dy seanca stërvitore në ditë, janë përballuar në mënyrën më të mirë nga futbollistët.

Një gjë e tillë është reflektuar edhe në gjendjen e mirë të vetë futbollistëve, nga ana e të cilëve nuk ka pasur ankesa për dëmtime apo lëndime gjatë proçesit stërvitor.

Përsa i përket merkatos, gjatë këtyre ditëve stafi teknik ka qënë në pritje për ardhjen e ndonjë përforcimi, ku edhe në fakt emrat përkatës nuk kanë munguar të lakohen në opinionin sportiv.

Por, në këtë drejtim, se disa prej tyre, siç është rasti Hila apo Da Silva, edhe pse ofertat ndaj tyre nuk kanë munguar, ato nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës kuqeblu duke firmosuar për skuadra të tjera, brenda dhe jashtë vendit.

Kështu, që me të gjitha gjasat, Vllaznia do të vijojë pjesën e dytë të sezonit me futbollistët që ka në dispozicion. Në pritje të startit zyrtar të fazës së tretë, Vllaznia është rikthyer në Shkodër mbrëmjen e së shtunës, ndërkohë që nesër dhe pasnesër, do të zhvillohen dy miqësoret përgatitore në prag të ndeshjes zyrtare që do të luhet javën e ardhshme me Kukësin në “Loro Boriçi”.

Miqësorja e parë luhet të dielën duke filluar nga ora 13:30, në Laç përballë ekipit vendas kurbinas, ndërkohë që një ditë më pas, të hënën, në të njëjtën orë, atë 13:30 përballet në stadiumin “Loro Boriçi” me ekipin e Besëlidhjes.

Burime pranë stafit teknik bëjnë të ditur, në miqësoren e nesërme përballë Laçit, tekniku Qatip Osmani do të aktivizojë formacionin më të mirë me emrat e futbollistëve më në formë që ka në dispozicion. Ndërkohë, e hëna e miqësores me Besëlidhjen është programuar të ketë në fushën e lojës futbollistët e stolit kuqeblu që kanë pasur më pak hapësira aktivizimi, si dhe element nga ekipi i Vllaznisë U-21 he U-19.

(Video) Pamje nga seanca stërvitore e fundit kuqeblu e zhvilluar pasditen e së shtunës në Ulqin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img