Vllaznia-Skënderbeu 2-2(Shënues: Bekim Balaj 50’, 54’(p)/Janaqi 58’, Bismark 74’)
Kartonë të verdhë:Randi 60′,Dylis 72′,85’/Janaqi 83′
Kartonë i kuq:Dylis 85′
Vllaznia:Avram,Randi,Celikovic(Dylis 46′),Pusi(Perez 77′),Uldedaj(Bardhi 46′),Qato(Marku 85′),Dros,Kobiljar(Mehmeti 67′),Musta,Murataj,Balaj Trajner:Edi Martini
Skënderbeu:Alia,Vangjeli,Nasto,Grazhdani,Shaqe,Salim,Musa,Janaqi,Ndiaje(Emanuel 76′),Bismark,Nasr Trajner:Juljan Ahmataj
Gjyqtarë:Daniel Vrapi,Ani Koçiaj,Gerald Cenolli(Tiranë),Gerard Çokaj(Lezhë) Var:Silvio Dyrmishi(Elbasan) Avar:Kreshnik Barjamaj(Tiranë) Delegat:Eraldi Shera(Shijak) Vëzhgues:Ervis Peza(Tiranë)
Vllaznia dhe Skënderbeu e kanë nisur sezonin e ri të Abisnet Superiore me një barazim spektakolar 2-2 në stadiumin “Loro Boriçi” në një përballje që dhuroi katër gola përmbysje emocionesh dhe një reagim të fortë nga skuadra korçare.
Pjesa e parë u mbyll pa gola me të dyja skuadrat që patën mundësitë e tyre për të zhbllokuar rezultatin.
Spektakli i vërtetë nisi pas pushimit kur Vllaznia arriti të kaloj në avantazh.
Në minutën e 50-të pas një aksioni nga krahu i majtë Musta provoi drejt portës dhe topi u devijua nga Balaj duke përfunduar në rrjetën e Skënderbeut.
Vetëm pak minuta më vonë shkodranët fituan një 11-metërsh teksa ishte Balaj që mori përsipër ekzekutimin dhe me qetësi dërgoi topin në rrjetë duke e çuar rezultatin në 2-0.
Skënderbeu nuk u dorëzua dhe reagoi menjëherë teksa në minutën e 58-të Janaqi lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca e cila përfundoi në trekëndëshin e portës së Vllaznisë duke rikthyer korçarët në lojë.
Presioni i Skënderbeut vazhdoi dhe në minutën e 74-të erdhi edhe barazimi ku pas një harkimi të Ndiaje Bismark provoi fillimisht me roveshatë dhe më pas i shtrirë në tokë arriti të godas topin drejt portës për të shënuar dhe për të vendosur shifrat në 2-2.
Në minutat e fundit Vllaznia u detyrua të luajë me një lojtar më pak pasi Dylis mori kartonin e dytë të verdhë dhe u ndëshkua me të kuq.
Skënderbeu tentoi të përfitonte nga superioriteti numerik por rezultati nuk ndryshoi.
Në fund Vllaznia dhe Skënderbeu ndajnë nga një pikë në startin e sezonit 2026-2027 pas një ndeshje të luftuar dhe me shumë emocione në Shkodër.
Pamje nga momentet pikante të ndeshjes Vllaznia-Skënderbeu 2-2(Superiore-java e parë 2026-27), si dhe prononcimet e plota të trajnerëve, Edi Martini(Vllaznia) dhe Julian Brahja(Skënderbeu), mund t’I ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Fatos LAMAJ


