Sunday, May 5, 2024

(Video) Olsi Rama: Ishte një pikë karakteri! Drejtori i Partizanit, i kënaqur me lojën e skuadrës në transferten e “Loro Boriçit” me Vllazninë

Lexo

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, ka qenë i kënaqur me mënyrën se si skuadra reagoi ndaj Vllaznisë kur mbeti me 10 lojtarë. Sipas tij, kjo tregoi karakter nga skuadra që diti të sigurojë një pikë të rëndësishme duke vuajtur.

“Unë jam i kënaqur gjithmonë kur lojtarët japin maksimumin e tyre. Kishim mungesa të rëndësishme në ekip, por i kemi pasur edhe në ndeshje të tjera dhe kemi arritur që të japim më të mirën. Besoj që ishte një pikë karakteri, një pikë dëshire. Gjithmonë në një rrugëtim, po nuk dite si të vuash, nuk shkon dot përpara. Kështu që është një hap i mirë për këta djem të rinj që të mësojnë se si duhet të luajnë edhe në një stadium si “Loro Boriçi” ku unë gjithmonë vij me kënaqësi.

Kartoni i kuq? Sigurisht që ndikon, por e thashë që më pëlqen se si nuk u dorëzuan dhe vazhduan të përpiqen që të luajnë futboll.

Unë e them gjithmonë që objektivi është të bëjmë atë që kemi mundësinë që të bëjmë, të marrim më të mirën. Kem një staf shumë të mirë që punon, kemi lojtarë me dëshirë. Kemi pasur vështirësitë tona se rrugëtimi ka nisur shumë herët. Sigurisht lojtarët janë të lodhur, edhe në këtë pikë të kampionatit sado e çuditshme që mund të duket. Por e gjithë ngarkesa e Kupave të Europës. me rrugëtimin që bënë ndikoi. Problemi i një drejtuesi është përqendrimi dhe impenjimi që nuk mungoi.

Preka? Ai është një lojtar shumë i ri, duhet të mësojë dhe besoj që duke marrë mësimet e Zekiç dhe shokëve, që treguam se kemi grup që dimë të punojmë bashkë, do të marrë edhe ai rezultatet e duhura se kam besim te ai. Është një lojtar simpatik me veti shumë të mira, duhet të rritet. Ka ardhur në një ekip si Partizani që nuk është kollaj, kudo që shkon, të gjithë ekipet luajnë shumë fort ndaj Partizanit”, tha Rama para mediave, menjëhrë pas ndeshjes, Vllaznia-Partizani, 0-0.

(Video) Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, flet nga Shkodra, pas ndeshjes Vllaznia-Partizani, 0-0).

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img