Saturday, May 18, 2024

Kategoria e Parë. Luhet dueli i fundit i javës së dytë. Elbasani fiton në kohën shtesë ndaj Vorës. Duel shkodranësh në tundjen e rrjetave kundërshtare

Lexo

Elbasani-Vora 3-2 (Shënues: Telushi 35’, Lleshi 45+3’, Karakaçi 90+9’/Qardaku 9’, 62’)

Gola shkodranesh ne duelin e dy skuadrave te sapo ngjitura ne Kategorine e Pare. Qardaku dhe Karakaçi duelojn vazhdimisht por fitues doli mesfushori i cili me gjakftohtesi shenoi golin vendimtar te takimit.

Elbasani:Kuka,Idrizaj,Telushi,Pere,Rami,Ivan(Krasniqi 82),Karakaçi,Hoxhaj(Klement 77),Greca(Broshka 82),Lleshi(Kasa 70),Melo Tranjer:Nevil Dede

Vora:Ruçi,Ismaili,Gjoni,Gaio,Meta,Tabaku(Raza 86),Sefa,Xhemalaj,Qardaku(Xheferson 86),Raboshta(Prenga 64),Avdiu(Dalipi 46) Tranjer:Artan Mergjyshi

Arbitra:Juxhin Xhaja,Rejdi Avdo,Dojando Myftari,Mario Shabanaj(Tirane) Delegat:Eduard Gjini(Tirane) Vezhgues:Kridens Meta(Tirane)

Elbasani ia del te siguroj fitoren e pare sezonale ne minuten e nente shtese. Verdheblute mposhten 3-2 Voren ne javen e dyte te Kategorise se Pare.

Takim qe prodhoi emocjone,teksa te dyja skuadrat e mbyllen me nga dhjete futbolliste. Te paret kaluan ne avantazh miqte fale golit te Qardakut,por skuadra e Nevil Dedes reagoi dhe permbysi rezultatin ne fundin e pjeses se pare.

Fale penalltise se realizuar nga Bruno Telushi dhe realizimit te Arsen Lleshi. Qardaku shenoi serish pas nje ore loje,me penallti.

Me pas radha e kartoneve te kuq. Armando Rami la vendasit me nje lojtar me pak,nderkohe qe forcat u barazuan pese minuta më vone. Pas te kuqit te Orjan Xhemalajt.

Elbasani fitoi nje tjeter penallti ne sekondat e fundit,te cilen e ktheu ne gol Abaz Karakaçi,duke ndezur festen e “Tigrave” ne shkallet e stadiumit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img