Për ish kapitenin e Vllaznisë, Gilman Lika, paraqitja e skuadrës kuqeblu në ndeshjen e parë ndaj skuadrës rumune Universitatea e Craioves ishte pozitive, sidomos me rritjen e forcës sulmuese në pjesën e dytë të takimit.
Në pamje të parë, rezultati i barabartë 1-1 në “Loro Boriçi”, i jep më shumë avantazh rumunëve që të kërkojnë kualifikimin në ndeshjen e kthimit, por sipas Likës, edhe Vllaznia i ka shanset e veta.
Ndeshja, Universitatea Craiova-Vllaznia, e vlefshme për Europa Conference League, do të luhet të enjten në stadiumin “Ion Obiemenco” duke filluar nga ora 19:30.
(Video: Intervista e ish kapitenit kuqeblu, Gilman Lika, për pragndeshjen, Universitatea Craiova-Vllaznia)