Friday, May 3, 2024

Boks-Nata e kampionëve. Shkodranët shijojnë për herë të parë një Turne të hapur profesionist në pedonalen e qytetit. Kajoshi, Bërmeta dhe Hysa sfidojnë kundërshtarët e tyre

Lexo

Mbrëmja e së hënës do të mbetet gjatë në kujtesën e sportdashësve shkodranë, dhe sidomos atyre të sportit të boksit. Federata Shqiptare e Boksit në bëshkëpunim me Federatën e Boksit Profesionist dhe e mbështetur nga Bashkia Shkodër, organizoi në qytetin e Shkodrës spektaklin artistiko-sportiv.

Me një ring të montuar në sheshin para Bashkisë Shkodër, zhvillohet i pari aktivitet i këtij lloji duke pasur në program, dy ndeshje të kategorisë amatore si dhe tre duele të kategorisë profesioniste.

Nën moderimin në ring të gazetarit sportiv, Gaspër Marku, Turneu në fjalë, u ndoq me shumë interesim nga një publik i zgjeruar i qytetit të Shkodrës. Ndërkohë, për ato që nuk janë në Shkodër, jo vetem në qytetet e tjera të Shqipërisë, por edhe në tërë botën, ka menduar RTSH Shkodra, e cila transmetoi ekskluzivisht nga pedonalja e Shkodrës të gjithë eventin në fjalë. Dhe, së bashku me të edhe RTSH Sport, duke përmbushur kështu dëshirat e mijra dhe miliona shikuesve dashamirë të sportit të boksit.

Aktivitetin në fjalë e nderuan me pjesëmarrjen e tyre, kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, Presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florian Kalivopulli, deputeti i Parlamentit Shqiptar, Zef Hila, Kryetari i Gjykatws sw Apelit, Fuat Vjerdha, Konsulli i Austrisë në Shkodër si dhe ish presidenti i FSH Boksit Gjergj Leqejza, presidenti i Vllaznisë në Boks, Gjergj Livalli, etj, është hapur me ndeshjet e para të kategorisë amatore.

Në aspektin artistik, ka qënë këngëtari i mirënjohur, “Nderi i Kombit”, Bujar Qamili, si dhe këngëtarja e re Ingrit Havalja, që me repertorin e tyre të pasur i kanë dhënë edhe më bukuri aktivitetit.

Por, natyrisht që emocionet më të shumta ishin ato që u përcollën në ringun e hapur të vendosur në sheshin parë Bashkisë Shkodër. Aty ku të parët garuan, dy vëllezërit Gjetja, Besmiri dhe Dario, djemt e ish kampionit të boksit profesionist Besnik Gjetja.

I pari, Besmiri duke konkuruar në peshën 71 kg, arrin të fitoj ndaj rivalit të tij nga Kosova, Orges Muharremi me tërheqje në raundin e katërt. Ndërkohë,  i dyti Dario, në boksimin e peshës deri në 88 kg, e mbyll ndeshjen në barazim përballë rivalit të tij shkodran, Sabion Haxhija.

Pas dy ndeshjeve amatore, i vjen radha tre sfidave profesioniste. I pari që ngjitet në ring është Arjon Kajoshi, i cili duke konkuruar në peshën 76 kg ka përballë boshnjakun Miladin Vranjes. Një sfidë kjo e dominuar tërësisht nga boksieri shkodran, i cil del fitues me meritë i kësaj ndeshje duke e çuarf në katër numrin e fitoreve në bilancin e boksit profesionist.

Të njëjtin sukses arrin edhe kolegu i tij nga Tirana, Alban Bërmeta, i cili sfidon kundërshtarin e tij boshnjak, Nikolas Paniç. Një dominim i plotë i boksierit me shumë eksperiencë tashmë edhe në boksin profesionist, për të cilën, së bashku me këtë fundit, flet qartë bilanci, 10 ndeshje në profesionizëm, 10 fitore.

Dhe, sfida më luftarake ishte rezervuar pikërisht në fund, aty ku në ring për Shqipërinë u ngjit shkodrani Nelson Hysa, 16 herë kampioni i Shqipërisë, boksieri i parë që mori medalje në Kampionatin Europian, përfaqësuesi i parë i Shqipërisë në Kampionatin Botëror dhe atë Olimpik, por në boksin profesionist me një karriere të pakët, vetem një ndeshje dhe një fitore.

Përballë shkodranit Hysa, ishte serbo-boshnjaku, Drazan Janjaniç, i njohur me nofken “Tyson i Ballkanit”. Një boksier me një rekord prej 22 fitoresh me boksin profesionist duke qënë kështu shumë më lart se Hysa në  rranglisten botërore.

Por, CV-ja nuk vlen shumë në kësisoj rastesh, sepse Hysa, i mbështetur edhe nga tifozëria shkodrane boksoi në mënyrë të përkryer, ku pas një superioriteti të dukshëm, në sajë të goditjeve të marra, në mbyllje të raundit të tretë, me ndërhyrjen edhe të mjekut të garës, Theodhor Mile, u detyrua të tërhiqej nga gara. Fiton kështu me meritë, Nelson Hysaj duke regjistruar fitoren e dytë në profesionizëm.

Rezultatet e ndeshjeve të Turneut të Boksit:

Kategoria Amatore

1- 71kg Besjor Gjetaj (Alb) vs. Orges Muharremi (Kos), fiton Gjetaj

2- 88kg Dario Gjetaj (Alb) vs Sabion Haxhija (Alb), barazim

Kategoria Profesioniste

3- 76kg Arjon Kajoshi (Alb) vs. Miladin Vranjes (B/H), fiton Kajoshi

4- 80kg Alban Bërmeta (Alb) vs. Nikolas Paniç (B/H), fiton Bërmeta

5- 91+ Nelson Hysa (Alb) vs. Drazan Janjanin (B/H), fiton Hysa

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img