Saturday, May 18, 2024

(Video-Intervista) Luçie Gjini, futbollistja e Vllaznisë me një karrierë brilante. 11 herë kampione si futbolliste dhe 4 herë si trajnere U17

Lexo

Luçie Gjini, durrsakja që prej 12 vitesh është pjesë e futbollit shkodran të femrave, spikat si një nga emrat më të spikatur të futbollit të femrave në Shqipëri.

Ishte presidenti Lazër Matija, aso kohe në krye të ekipit Ada të Velipojës në futboll femra që duke konstatuar talentin e vajzës durrsake në futbollin e femrave e ftoi të luante me Adën ku u shpall kampione që në sezonin e parë.

Më pas, me kalimin e zotit Matija në krye të Vllaznisë të futbollit femra, të njëjtën gjë bëri edhe Luçi duke veshur fanelen kuqeblu të Vllaznisë duke vijuar të ketë një karriere tejet të pasur, për të cilën flasin 10-të titujt kampion të fituara si futbolliste e Vllaznisë. Paralelisht me vitet e suksesshme te Vllaznia, Luçie Gjini është pjesë sistematike dhe titullare e kombëtares kuqezi të drejtuar nga trajneri shkodran Armir Grima.

Përfundimi i studimeve në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, fakulteti i Edukimit të Edukimit Fizik, shoqërohet me kursin dhe liçensimin si trajnere e futbollit, profesion që e ushtron menjëherë duke trajnuar ekipin e Vllaznisë U17, ku në katër vitet e fundit shpallet kampione e Shqipërisë.

Titulli i fundit kampion është ky i sotmi, të cilin Luçie Gjini e fitoi në krye të Vllaznisë U17 me finalen e luajtur në Tiranë përballë ekipit bardheblu, ku pas barazimit 1 me 1 në kohën e rregullt, doli fitues me penallti 4-5.

Por, nuk mbaron me kaq, sepse Luçie Gjini, e cila vazhdon të jetë titullare e padiskutueshme e Vllaznisë, është në prag të fitimit  të titullit të 12-të kampion si futbolliste, një në fillim me Aden dhe 11-të të tjerë me Vllazninë.

Titullin e fundit, Gjini pritet ta bëjë realitet pas ndeshjes së kthimit gjysmëfinale me Partizanin, ku ndeshjen e parë e ka fituar në transfertë 0-3.

Të gjitha këto, durrsakja e Vllaznisë Luçie Gjini, i prek në prononcimin e dhënë pas fitimit të titullit kampion sot si trajnere e Vllaznisë U17. Interviste të cilën mund ta shijoni duke klikuar linkun e mëposhtëm, transmetuar në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img