Wednesday, April 24, 2024

(Video) Shehi, i kënaqur për përvojën e dytë në Shkodër: Vllaznia është shtëpia ime e dytë!

Lexo

Pas dy sezoneve me kuqeblutë, ku fitoi edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që në vijim luajti një sezon jo të mirë, i ndarë në dy skuadra, Partizani dhe Skënderbeu, Dajan Shehi rikthehet këtë sezon futbollistik sërish te Vllaznia ku ka firmosur një kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.

Rikthimin e tij në Shkodër, Shehi e konsideron pozitiv, ku me këtë rast falenderon edhe drejtuesit që besuan tek ai. Ndër të tjera, ai shprehet se “Vllaznia, është shtëpia ime e dytë!” Për Shehin, Vllaznia e ka boshtin e skuadrës, dhe së bashku me trajnerin Josa i ka të gjitha mundësitë për të kapur majat.

Në vijim mbrojtësi Shehi, flet për ballafaqimin me skuadrën rumune, Universitatea Kraiova, me të Vllaznia do të ndeshet me datë 21 korrik në “Loro Boro Boriçi”.

I pyetur për objektivin, Shehi thotë se synimi është titulli kampion, gjë të cilin ia premton edhe tifozëve kuqeblu.

Pas largimit të dy mbrojtësve të qëndrës, Adilit dhe Diagnes, Dajan Shehi pritet të luajë përkrah malazezit Bulatoviç në qëndër të mbrojtjes kuqeblu.

(Video: Dajan Shehi, flet për rikthimin te Vllaznia)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img