Peshëngritja shkodrane, tashmë ka një palestër moderne. Inaugurimi i saj është bërë pasditen e së enjtes në mjediset poshtë shkallëve të stadiumit “Loro Boriçi”, ku shiritin e përurimit e ka prerë kryebashkiaku shkodran, Bardh Spahia së bashku me Presidentin e FSHP-së, Elez Gjoza.
Pasi ka vëzhguar prej së afërmi mjedisin dhe bazën materiale moderne që disponon palestra në fjalë, kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, ka vlerësuar investimin në fjalë, ndërkohë që ka premtuar që institucioni që ai drejton do të vijojë të mbështesë sportin shkodran në tërësi.
Për kryetrajnerin e kombëtares Artur Lagja, njëkohësisht edhe kryetrajner i Vllaznisë, vendosja e emrit Asim Belinova shërben si nxitje dhe frymëzim për brezat e rinjë të peshëngritjes shkodrane.
Vetë veterani i njohur i peshëngritjes shkodrane, Asim Belinovi, shprehet i emocionuar që kjo palestër do të mbajë emrin e tij, ndërkoqë që premtoi se do të vijoi të jetë vazhdimisht pranë brezit të ri për të kontribuar me përvojën e tij të mirëfilltë në këtë sport.
(Video) Ceremonia e inaugurimit të palestrës së re të peshëngritjes, “Asim Belinovi”.
Gaspër MARKU